Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si njihet poleni i mirë për terapi?

Si njihet poleni i mirë për terapi?

Si njihet poleni i mirë për terapi?

Poleni i mirë në radhë të parë dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga shkëlqimi që ai ka. Poleni duhet të jetë në ngjyrë të hapur dhe mos të ketë nuanca, në përbërje mund të ekzistojnë kokrra me ngjyrë të errët. Gjithashtu ai nuk duhet të jetë i thartë, sepse nëse është i tillë, poleni ka marrë lagështirë është shumë toksik dhe nuk duhet konsumuar. Përveç kësaj, poleni që përdoret për kurim nuk duhet të kete shije si gje e djegur, sepse kjo do të thotë që ai nuk është tharë si duhet dhe është pa vlera kuruese. Shija normale që duhet të ketë poleni për kurim është e ëmbël dhe me aromë.

Si ruhet?

Poleni duhet të ruhet në kavanoz qelqi, në vend pa dritë, sepse drita çon në humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet të jetë 0-4 grade në frigorifer.

Si konsumohet poleni?

Për përdorimin e polenit si ilaç kurues mjekët popullorë rekomandojnë disa metoda. Nderkohë që marrja e polenit nuk është e njëjta sasi për të gjitha grupmoshat dhe sëmundjet.

Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i papërzier me diçka tjetër. Femijet nën 3 vjeç nuk duhet të konsumojnë polen.
Personat me probleme të mëlçisë dhe fëmijet 3-8 vjeç duhet te marrin
maksimumi 5 grame (1 lugë të vogël) në ditë.
Fëmijët 8-10 vjeç duhet të konsumojnë 10 gramë (2 lugë të vogla në ditë). Fëmijët 12-15 vjeç mund të marrin 12-15 gramë (një lugë gjellë) në ditë. Të
rriturit dhe adoleshentët mund te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) në ditë, me kujdesin qe duhet bere nje pauze prej 3 javesh pas nje kure prej nje muaji. Mjekët këshillojnë që poleni të përdoret para buke, kur stomaku është bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mire në gojë, ndryshe ai nuk përthithet nga
organizmi, sepse është i mbuluar nga një membranë e patretshme prej bletëve. Kjo lloj marrjeje e polenit pëlqehet pak, sepse mund të shkaktojë dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.

Metoda 2. Me këtë metodë poleni merret në të njëjtat doza si me sipër, por më parë futet në makinë elektrike, e cila bluan kafenë dhe lihet aty derisa të formohet një pluhur, i cili konsumohet pasi përzihet me mjaltë. Për çdo lugë polen shtohen 2 luge mjaltë dhe përzihen mirë derisa të formohet një përbërje homogjene. Kjo lloj përbërjeje pëlqehet më shumë nga personat e ndjeshëm, sidomos alergjike, si edhe prej atyre të cilët nuk i pëlqejnë shijen.

Metoda 3. Kjo metodë rekomandohet për personat të cilët kanë ndjeshmëri stomaku, djegie stomaku, të cilat shtohen pas marrjes së qumështit të bletës. Këta persona, polenin duhet ta bluajnë në makinën e kafesë, të cilit duhet t’i shtojnë 1-6 lugë ujë për 1 lugë polen. Këshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas një mëngjesi të lehtë.

Categories

Archives