Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

 Si ndodh mësyshi ? Ja cka thonë njerëzit e mencur

 Si ndodh mësyshi ? Ja cka thonë njerëzit e mencur

Si ndodh mësyshi

Ndërsa për mënyrën sesi ndodh, Ibn El-Kajimi thotë: “Nuk ka dyshim se Allahu i Lartmadhëruar i ka krijuar trupat dhe shpirtrat me fuqi dhe natyra të ndryshme, duke vendosur në shumë prej tyre veçori e tipare ndikuese. Njeriu i logjikshëm nuk  mund ta mohojë ndikimin që bëjnë shpirtrat tek trupat, pasi kjo është një gjë që shihet dhe perceptohet.”

El-Lexhnetu Ed-Daime (Komisioni i Përhershëm në Arabinë Saudite) e përkufizon kështu mësyshin: “Mësyshi gjen shprehi kur personi e dëmton tjetrin me sy. Origjina e tij (mësyshit) qëndron tek pëlqimi i diçkaje nga marrësi mësysh, pastaj këtë e pason pasqyrimi që gjen kjo në shpirtin e lig të këtij dhe pastaj vjen ekzekutimi i vrerit të tij (marrësit mësysh) përmes vështrimit tek frymori/sendi që merret mësysh.”

Atije Muhamed Selimi thotë: “Shembulli i saj (mënyrës se si ndodh mësyshi) është si shembulli i shpirtit në trup, korrentit (rrymës) në energjinë elektrike… që nuk mund t’i shohësh por prania e tyre merret me mend nisur nga gjurmët e tyre që na mbërrijnë, ndërsa në kohët e hershme thonin si magneti kur e tërheq hekurin, veprimi i fushës magnetike të të cilit nuk dihet sesi është në vetvete; tek ky kapitull hyn ndikimi i syrit të mësyshmarrësit tek ai që e merr mësysh… Dijetarët e kohëve të mëparshme janë munduar ta zbulojnë realitetin e kësaj… Prej tyre janë transmetuar këndvështrime të  ndryshme dhe qëndrimi i tyre në këtë rast është po ai që ata mbajnë lidhur me çështjet ixhtihadije (përsiatëse), sidomos për ato prej tyre që janë të paperceptueshme…”

Po në këtë kontekst dr. Nabulsi thotë: “Për ta përafruar kuptimin e kësaj në mendje, le të shohim tek një shembull konkret nga zbulimet e fundit të shkencëtarëve; e kam fjalën për rrezet lazer me të cilat bëhen ndërhyrje kirurgjikale në sy dhe pjesë të tjera të trupit si protezat /pjesë artificiale që vihet në vend të asaj të dëmtuar në retinë (sy), thyerja e gurëve në veshka etj.. Kjo gjë bëhet duke i komanduar këto rreze nga jashtë trupit me aparatura speciale… Allahu e di më mirë, por ndoshta prej smirëziut del një fuqi (energji) e fshehtë që më pas depërton tek ai që merret mësysh dhe bën efekt tek trupi dhe uni i tij…”

Prandaj më e mira është që të frenohemi në lidhje me këtë çështje dhe të mos japim interpretime që nuk mbështeten në tekstet kushtetuese islame, sepse kjo çështje është e lidhur kryekëput me metafizikën (të fshehtën) dhe atë më së miri e di Allahu…

Categories

Archives