Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ndodh kërcitja e gishtave dhe çfarë pëson trupi ynë në atë moment?



Si ndodh kërcitja e gishtave dhe çfarë pëson trupi ynë në atë moment?

Jeni kurioz të dini se si funksionojnë nyjet? Nyja krijohet nga bashkimi i dy eshtrave.

Fundi i të dy eshtrave mbulohet nga kërce artikulare. Kërci rrethohet nga kapsula nyjore. Brenda kapsulës nyjore ndodhet lëngu sinovial që shërben si lubrifikues për nyjet dhe si burim i ushqimit për qelizat që mbrojnë kërcet nyjore.

Lëngu sinovial përmban gazra të tretura në të, oksigjen, nitrogjen, dhe dioksid karboni. Kur kërcisni nyjet apo kur i bëhet presion nyjes, ai presion brenda kapsulës nyjore përhapet mirëpo është e kufizuar varësisht nga lëngu sinovial në nyje.





Lëngu sinovial mund të shpërndahet vetëm nëse presioni brenda kapsulës nyjore bie dhe gazrat e tretura në të derdhen jashtë lëngut. Ajo zhurmë e kërcitjes vjen nga gazrat të cilat lirohen nga lëngu në mënyrë të shpejtë.

Janë bërë disa studime ndër vite se a shkaktohet artriti nga kërcitja e nyjeve. Një studim zbuloi se nuk kishin artrit ata që kërcisnin gishtat, mirëpo kërcitja e nyjeve shkakton të ejntura dhe ua humb forcën në duar./tesheshi.com/