Saturday, 22/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ndahen devetë?



Si ndahen devetë?

Një arab në testamentin e tij kishte caktuar që pas vdekjes së tij, 17 deve të ndahen mes tre djemve të tij.

Nga 17 deve, djali më i madh duhej të trashëgonte gjysmën (1/2), i mesmi një të tretën (1/3), kurse më i vogli një të nëntën (1/9) e atij numri.

Kur erdhi koha për realizimin e testamentit, vëllezërit nuk po mund ta kryenin ndarjen e pasurisë, sepse numri 17 ishte i pandashëm.

Andaj, ata për ndihmë iu drejtuan hoxhës. Hoxha mendoi pak, llogariti dhe pastaj veproi në këtë mënyrë:

E mori një nga devetë e tij dhe ua shtoi atyre 17 deveve. Kështu që ai tani kishte numrin me 18 deve, andaj vëllezërve ua ndau devetë si në vijim:

Djali më i vjetër mori gjysmën (1/2/) e 18 deveve, pra 9 deve.





Djalit të dytë ia ndau një të tretën (1/3) nga 18 deve, që do të thotë 6 deve. Kurse djalit më të vogël një të nëntën (1/9) nga 18 deve, pra 2 deve.

9+6+2=17. Këto janë gjithsejtë 17 deve.

Pasi e mbaroi ndarjen, hoxha e mori devenë e tij dhe shkoi në shtëpi!

Ndonjëherë në jetë është e nevojshme që njerëzve tu japim diçka nga vetja për t’i ndihmuar ata në zgjidhjen e ekuacioneve komplekse të jetës së tyre, dhe pastaj, t’i zgjidhin edhe problemet të cilat do të mbeteshin të pazgjidhura pa ndihmën tonë. Mirëpo, kontributi ynë ndaj të tjerëve, dhe pjesëmarrja jonë në lumturinë e të tjerëve, neve nuk do të na varfërojë as nuk do të na bëjë të palumtur. Duke ju dhënë të tjerëve, edhe ne do të fitojmë, të paktën aq sa kemi investuar, por shpesh edhe shumë më tepër. /akos.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini