Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si mund të bëhet dallimi mes prekjes së njeriut prej mësyshit dhe prekjes së tij prej smirës?

Si mund të bëhet dallimi mes prekjes së njeriut prej mësyshit dhe prekjes së tij prej smirës?

Pyetje:


Si mund të bëhet dallimi mes prekjes së njeriut prej mësyshit dhe prekjes së tij prej smirës?


 Përgjigjja:


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: sqarimi i ndryshimeve kryesore mes mësyshit dhe smirës

Dijetarët muslimanë kanë theksuar këto ndryshime kryesore mes mësyshit dhe smirës:

Ndryshimi i parë: mësyshmarrësi mund ta lëndojë/dëmtojë njeriun duke dëshiruar prishjen e mirësisë së tij, por mundet që ta lëndojë atë edhe pa e dëshiruar këtë të fundit, si në rastin kur mësyshmarrësi merr mësysh katandinë dhe fëmijët e tij; ndërsa smirëziu e lëndon/dëmton njeriun nisur nga dëshira e tij e përflakur për prishjen ose mosrealizmin e mirësisë së personit që e smiron; realiteti se smirëziu e kontrollon dhe komandon smirën e tij, duket qartë në faktin sesi ai nuk i smiron ndonjëherë pasurinë dhe fëmijët e tij.

Ibn El-Kajimi thotë: “Prekja prej mësyshit në origjinë të saj ka smirën, por ndodh që personi të marrë mësysh edhe veten e tij dhe ta bëjë këtë instiktivisht (prej natyrës së tij) dhe padashje…”

Muhamed El-Emin El-Mukhtar Esh-Shenkiti thotë: “Mësyshi ndodh në dëm të frymorit/sendit konkret që e kap (percepton) shqisa e të parit dhe burimi i mësyshit është shkrepja e shikimit të syrit. Personi mund të marrë mësysh kë/çfarë nuk pëlqen t’i bëjë keq, si fëmijën dhe katandinë e tij. Mësyshi dhe hasedi (smira) janë të njëjtë në ndikimin që bëjnë (tek i prekuri prej tyre), por ndryshojnë në formën dhe premisën (zanafillën) e tyre…”

Ndryshimi i dytë: po kështu, ndërkohë që mësyshmarrësi nuk kalon përtej kufirit të shpirtërores (veprimeve shpirtërore), smirëziun e gjejmë që përveç dëmit trupor ose material që i shkakton me smirën e tij atij që e smiroi, të kapërcejë edhe në dëmtimin e këtij të fundit me mjete të tjera si përgojimi apo dëmtimi i tij konkret në personin, familjen dhe katandinë e tij.

Ibn El-Kajimi thotë: “Mësyshmarrësi dhe smirëziu janë të njëjtë në faktin se uni i çdonjërit prej tyre adaptohet (modifikohet) dhe priret tek ai që synon të lëndojë; konkretisht uni i mësyshmarrësit adaptohet (për rrethanën e mësyshit) kur e takon dhe shikon frymorin/sendin që synon ta lëndojë/dëmtojë, kurse tek smirëziu kjo ndodh në prani ose jo të frymorit/sendit që smiron… Vështrimi që ndikon tek i shikuari [frymori/sendi që preket prej mësyshit] mund të jetë si pasojë e armiqësisë dhe smirës së madhe; së këtjemi i prekuri goditet nga shikim (i mësyshmarrësit) por edhe nga smira e shpirtit të tij. Gjithashtu shkaku i mësyshit mund të jetë mrekullimi (mahnitja),- që njerëzit e quajnë (me emërtimin) prekje/goditje nga mësyshi. Prekja prej mësyshit ndodh kur vështrimi i personit e shikon dikë/diçka duke u mrekulluar prej tij/saj, ose duke e madhëruar, gjë që pasohet me adoptimin e shpirtit të këtij personi me një përshtatje speciale të tillë që shkakton lëndimin/dëmtimin e personit që merret mësysh…”

Ndryshimi i tretë: Dijetarët muslimanë përmendin se pasojat e mësyshit janë më të rënda sesa ato të smirës, sepse në rastin e mësyshit kemi të bëjmë me shikimin direkt të viktimës, gjë që e përqendron dhe fuqizon në maksimum energjinë e mësyshmarrësit, aq sa efekti mund të jetë rrëzimi i viktimës, temperatura e lartë e tij apo edhe mbartja e këtij të fundit me barrelë. Gjithsesi, kurimi prej mësyshit është më i lehtë se ai prej smirës, pasi në të shumtën e rasteve mësyshmarrësi mund të identifikohet dhe kurimi sheriatik bëhet më i lehtë për t’u praktikuar.

Së dyti: Ndryshim mes mësyshit dhe smirës, në pika të përmbledhura:

Ndryshimi i cekur mësipër, mes mësyshit dhe hasedit (smirës), mund të përmblidhet në pesë pika:

1. Smira është më përfshirëse se mësyshi; pra çdo mësyshmarrës është edhe smirëzi, por jo çdo smirëzi është mësyshmarrës.

2. Mësyshmarrësi bën më shumë dëm se smirëziu.

3. Smirëziu mund të smirojë edhe dikë/diçka që nuk e shikon dhe mund të smirojë për një realitet të pritshëm që ende nuk ka ndodhur; ndërsa mësyshmarrësi nuk mund të marr mësysh veçse atë (fyrmor/send) që shikon dhe që është një realitet faktik (pra që është frymor/send që është realisht i pranishëm).

4. Burimi i smirës është përvëlimi i zemrës dhe lakmia e smirëziut për të mirat që ka personi që e smiron; ndërsa burimi i mësyshit është shkrepja e vështrimit të syrit ose shpirtit të ligë (të keq) të mësyshmarrësit.

5. Smira nuk i prek gjërat që smirëziu (nga i cili buron kjo smirë) nuk dëshiron t’i gjejë gjë e keqe, si për shembull fëmijën dhe katandinë e smirëziut; ndërsa mësyshi mund të prekë edhe gjërat që mësyshmarrësi nuk dëshiron që të preken nga e keqja, si për shembull fëminë dhe katandinë e mësyshmarrësit.

Categories

Archives