Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Si mund ta shohim Profetin Muhamed (sal-lallahu alejhi ue selem) në ëndërr?


Si mund ta shohim Profetin Muhamed (sal-lallahu alejhi ue selem) në ëndërr?


i love my prophet

Si mund ta shohim Profetin Muhamed (sal-lallahu alejhi ue selem) në ëndërr?
Një ditë, një student i thotë hoxhës së tij :
«O Shejh, më mëso se si mund ta shoh Profetin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr!»

Hoxha iu përgjigjet :
«Vërtet! Ti dëshiron ta shohësh Profetin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr?»

Studenti i thotë: «Po, o Shejh kjo është dëshira ime.»
Atëherë hoxha i thotë: «Shumë mirë, sonte je i ftuar për darkë si dhe për të kaluar natën në shtëpinë time!»

Sigurisht që studenti pranoi këtë propozim megjithëse kishte turp.

Hoxha ia shtroi darkën ku, me qëllim, e kishte kripur gjellën më shumë se sa duhej, shtoja kësaj edhe faktin se nuk i kishe sjellë fare ujë për të pirë.

Filloi së ngrënit, dhe pa kaluar shumë kohë, studenti kërkon ujë:
«Ju lutem, Shejh, a bën një gotë ujë?»
«Jo s’ka ujë për sonte, e ke të ndaluar!» – iu përgjigjet hoxha me buzëqeshje.
Studenti i turpëruar nuk guxoi t’i kërkojë ujë përsëri…

Pas darkës, studenti i cili ishte i etur e pyet hoxhën:
«O Shejh, a më tregoni tani se si mund ta shoh Profetin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr ?»
Hoxha, përsëri i përgjigjet me buzëqeshje:
– Jo! Tani fle, Insha’Allah nesër para namazit të sabahut do të të mësoj se si të shohësh Profetin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr!»

Studenti i gjorë mezi ra në gjumë me një etje të papërshkrueshme dhe ishte i padurueshëm për të ditur se si ta sheh Profetin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr.

Në mëngjes, hoxha e zgjon studentin pak para se të hyjë koha e sabahut.
Dhe porsa u zgjua, i riu e pyet hoxhën:
«O Shejh, më tregoni tani se si mund ta shoh Profetin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr!»

Një shkrim tjetër i dobishëm  Humbi çështjen gjyqësore, lotët i rridhin pa ndalë....!!

– Jo, më trego ti njëherë se a ke parë diçka në ëndërr?

Studenti iu përgjigjet me habi:

«… po, o Shejh!»

– Po a? E çfarë ke parë ?

– O Shejh, kam parë lumenj me bukuri të rralla, ujëvara të mrekullueshme me pamje piktoreske, kam pirë ujë të freskët dhe të shijshëm saqë kurrë në jetën time nuk kam shijuar ujë më të mirë…!!

Hoxha me urtësi i thotë:
«Biri imë, ti i ke ëndërruar këto për shkak se ke fjetur i etur. Dhe atë ditë kur do të biesh në gjumë me zemrën e etur për dashurinë ndaj Profetit (salallahu alejhi ve selem) sikurse kjo etja për ujin, pa dyshim se do ta shohësh atë (salallahu alejhi ve selem)!

Nijeti yt për ta parë atë në ëndërr ishte i sinqertë, por sikur të kishte qenë e sinqertë edhe dashuria jote ndaj tij, do ta kishe parë atë (salallahu alejhi ve selem)!»

Perktheu: Fitim Miftari, Preshevë
Burimi: islamifejaevertete.com
Referenca: Eshtë shkëputur nga një video në youtube nga Shejh Muhamed Hasan

image_pdf

Categories

Archives