Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Si mirret gusëll?


Si mirret gusëll?


guslli

Si mirret gusëll?

Përgjigje:

Guslli është në dy mënyra:
Mënyra e parë: Mënyrë që është vaxhib, ajo është që uji ta përfshijë gjithë trupin e tij sëbashku me larjen e gojës dhe hundës.
Nëse uji e përfshin gjithë trupin e tij, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre, pastrohet nga xhunubllëku dhe ka abdest, ngase Allahu, subhanehu ue teala, ka thënë: Nëse jeni xhunub, atëher lahuni”.(el-Maide 6).
Mënyra e dytë: Mënyrë që është e plotë, ajo është që të lahet ashtu si është larë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem.
Kur të dëshirojë të lahet, fillimisht i lan duart, pastaj lan organin seksual dhe vendet, të cilat i ka të ndyra nga xhunubllëku, pastaj merr abdest të plotë – ashtu si e treguam formën e abdestit- pastaj derdhë ujë mbi kokën e tij tri herë dhe e lanë ( kokën ) e pastaj e lanë trupin e tij. Kjo është mënyra e plotë e gusllit.

___________________________________________________________________________________
Shkëputur nga libri „Kushtet e fesë (pyetje dhe përgjigje mbi shtyllat e Islamit)”
Autor Muhammed el-Uthejmin

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kam probleme shpirtërore dhe familjare, ç'më këshilloni?
Tags:

Categories

Archives