Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si merret gusli?


Si merret gusli?


gusli

Falenderimi i takon vetëm Allahut subhanehu ue teala, selamet dhe salauatet janë mbi të Dërguarin e Tij.

Ne cilesimin e gusulit te Resulit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka disa transmetime prej tyre:

Nga Mejmunete bintul Harith radijell-llahu teala anha ka thene:

I kam vendosur Resulit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ujin per tu lare nga xhenabe (xhunublliku), me te djathten hodhi uje mbi te majten dy ose tri here, me pas lau organin , me pas ferkoi doren per toke ose per muri dy ose tri here, pastaj shpalu gojen dhe hunden, lau fytyren dhe krahet, me pas hodhi uje ne koke, me pas lau te gjithe trupin , me pas u largua nga vendi ku po lahej dhe lau kembet. I solla nje cope per tu fshire, e refuzoi ate, me pas filloi te fshinte ujin nga trupi me doren e Tij.
Tra: Mut-tefekun alejhi.

Nga Aishe radijall-llahu teala anha transmetohet se I Derguari All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur merrte gusel nga xhenabe (xhunublleku) fillonte me larjen e duarve, me pas me te djathten hidhte uje mbi te majten dhe lante organin, me pas merrte abdest sikurse merrte per namaz, pastaj e merrte ujin dhe fuste gishtat ne mes te flokeve derisa arrinin tek rrenjet, duke e pasuar me hedhjen e tri grushtave me uje, pastaj lante te gjith trupin, me pas lante kembet. Trasmeton Buhariu dhe Muslini ne nje trasmetim tjeter po tek Buhariu dhe Muslimi “fuste gishtrinjt e duarve ne mes te flokeve derisa sigurohej qe lekura ishte lagur, me pas hidhte uje ne tere trupin tri here”.

Trasmetohet nga Aishe radijallahu teala anha se Resuli sal-lallahu alejhi ue sel-lem ne gusulin e xhenabes merrte uje nga ena me doren e Tij dhe fillonte me pjesen e djathte te kokes me pas merrte uje me te dyja duart dhe hidhte uje mbi koken e Tij. Trasmeton Buhariu dhe Muslimi.
Transmetohet nga Aishja radijallahu teala anha se Resulullahi sal-lallahu alejhi ue sel-lem nuk merrte abdest pas gusulit nga xhenabe. Trasmeton Termidhiu Ebu Daudi Nesaiu Iben Maxheh, saktesoi shejh Albani rahimehullahu.
Trasmeton ibnu ebi shejbete nga Abdullah ibi Umer radijallahu teala anhu se kur eshte pyetur per abdestin pas gusulit ka thene se cili abdest mund te jete me perfshires sesa gusuli.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Photo of the year 2016;

Nga sa u tregua me lart nga trasmetimet e sakta kuptojme se menyra e gusulit nga xhenabe eshte si me poshte…

Fillimisht lahen duart, organi, merr abdest, fillon me floket duke futur ne mes te flokeve gishterinjte dhe duke lare tere koken fillimisht nga e djathta e me pas nga e majta, lane tere trupin fillimisht nga e djathta dhe me pas nga e majta, nese abdestin e ke bere te plote pra I ke lare dhe kembet atehere je me abdes, nese nuk I ke lare kembet, I lane ne fund te gusulit.

Sa per paqartesine qe keni ne lidhje me pjeset e djathta dhe te majta se si behet, ajo eshte si dhe tek abdesti ku fillimisht lahet krahu I djathte dhe me pas I majti dhe tek kembet fillimisht e djathta dhe me pas e majta.

Sa per pyetjen tjeter nese mjafton gusuli per tu falur, pra nese nuk ke marr abdest ne te apo jo ?

Argumentet e lartpermendura te japin pergjigje te qarte se eshte I mjaftueshem dhe pse per kete ka mendime,mendimi me I njohur eshte se mjafton gusuli dhe e perfshine abdestin, kjo kur behet fjale per gusulin e xhenabes ndersa per larje te tjera si gusuli I xhumase nuk mjaftohesh vetem me gusel po eshte obligim te marresh dhe abdest. Kete e kane theksuar dhe dijetaret e medhenj bashkohor prej tyre Shejh Albani, shejh Bin Bazi, Shejh Uthejmini. Allahu I meshirofte.!

Muhammed Abdullahi

Categories

Archives