Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ia bëjnë ata që s’kanë derë?

Si ia bëjnë ata që s’kanë derë?

zemra

Në një dhomë të vogël, mbi tarracën e një shtëpie, jetonte një grua e ve, me djalin e saj të vogël. Ata bënin një jetë tepër modeste, për të mos thënë të vështirë. Megjithatë, ata kishin një zemër të madhe, e shihnin jetën me optimizëm dhe gjithë shpresë, e pranonin gjendjen ku jetonin dhe ishin të kënaqur. Ta pranosh gjendjen ku ndodhesh dhe të kënaqesh e ti shijosh ato që ke, është një thesar që nuk mbaron kurrë.
Megjithatë, edhe ata kishin ditë tepër të vështira, sidomos kur binte shi gjatë dimrit, uji i të cilit depërtonte në çdo cep të dhomës.
Ambienti ku banonin, ishte një dhomë me katër mure, me një derë dërrase. Çatia e dhomës thjesht kishte emrin çati, pasi nuk e kryente këtë funksion. Ajo i mbronte vetëm nga rrezet përvëluese të diellit, ndërkohë që shiut s’kishte ç’ti bëjë. Meqë jetonin në një vend të nxehtë, shirat shyqyr Zotit ishin tepër të rrallë.
Që nga lindja e tij, djali kishte kaluar katër vite. Një natë, qielli u mbush me re të zeza dhe pas disa bubullimave e vetëtimave, ia priti shiu. Të gjithë njerëzit ishin kyçur në shtëpitë e tyre, e bashkë me ta dhe e veja me djalin e saj.
I biri i hodhi një vështrim plot dhimbje të ëmës dhe rendi drejt krahëve të saj, të cilët ishin bërë qull nga shiu. E ëma, nxitoi dhe hoqi derën e dërrasës, pastaj e mbështeti për muri, me qëllim që të krijojë një vend sado të vogël ku nuk depërtonin pikat e shiut, dhe ia arriti. Të dy u strukën nën derë. I biri, i hodhi një vështrim gëzimi të ëmës, duke i falur asaj dhe një buzëqeshje të pafajshme. E ëma, e vërejti, i buzëqeshi dhe e pyeti:”Hë, do të thuash ndonjë gjë?”
I biri iu përgjigj:”Thjesht po mendoja, vallë çfarë bëjnë kur bie shi, ata të varfër që nuk kanë as derrë dërrase?!”

Një shkrim tjetër i dobishëm  A po shndërrohet Kosova në shtet vjedhësish?

Elmaz Fida

Tags:

Categories

Archives