Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si i kuron Islami sëmundjet shpirtërore?


Si i kuron Islami sëmundjet shpirtërore?


Kurani , mjeksiaislame

Kurani është shërim për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44] Dhe thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82]. Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonjë shërim më të dobishëm, më gjithëpërfshirës, me madhështor dhe me efektiv për heqjen e sëmundjes se sa Kurani, i cili është shërim për zemrat nga sëmundja e injorancës, e dyshimit, e pasigurisë, etj. Do të mjaftonte vetëm surja “El Fatiha” për t’u kuruar me të nga çdo sëmundje e shpirtit dhe e trupit, nëse njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me të.

Si bëhët kjo?
Dije se të gjitha ajetet që lexohen për shërim, lutjet dhe rukjet e ndryshme që kanë ardhur në Kuran dhe Sunet, janë të dobishme dhe shëruese në vetvete, por megjithëkëtë ato kërkojnë pranim nga zemra dhe vendosmëri të fortë nga i sëmuri. Me fjalë të tjera, njeriu duhet ta lidh zemrën e tij me Krijuesin e saj, t’i lutet vetëm Atij që ta shërojë atë, dhe të jetë i bindur se shërimi është në Dorë të Allahut, dhe nga ilaçet më të mira për shërim është Libri i Allahut.
Duke qenë se zemra i nënshtrohet Allahut dhe e pranon kuren me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmëri të fortë në kurimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atëherë njeriu shërohet me shërim të plotë nga Allahu i Madhëruar, sepse në këtë rast ka ndodhur ajo që ka thenë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Për çdo sëmundje ka ilaç, dhe nëse qëllohet ilaçi i sëmundjes, njeriu shërohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204]. Muslimani duhet të lexojë sa më shumë Kuran, ose të degjojë sa më shumë Kuran nëse nuk mund të lexojë, dhe të përpiqet sa më shumë që të mësojë të lexojë Kuranin arabisht, sepse kështu ai ruan veten dhe shtëpinë tij nga çdo e keqe dhe e lidh atë me Allahun e Madhëruar, dhe kështu nuk mbet më vend për të keqen, as për stres e as për sëmundje, as për magji e as per xhin, por vetëm për engjej e për hajër, e Allahu është Ai i cili e ka në dorë suksesin, prandaj lutjuni Allahut sa më shumë.
 
Një shkrim tjetër i dobishëm  Rukje kunder mesyshit dhe hasedit (smires)

Categories

Archives