Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si e pranuan shqiptaret Islamin?

Si e pranuan shqiptaret Islamin?

jakup hasipi

Ne jemi shqiptarë, ne jemi shqiptarë, ne jemi ai populli, i cili popull e pranoj Islamin, neve na ngjajnë vetëm disa popuj në botë për ka pranimi i Islamit, neve nuk na ngjajnë disa popuj për ka pranimi i Islamit, neve na ngjanë populli i Malajzisë për ka pranimi i Islamit, populli i Indonezisë për ka pranimi i Islamit, neve na ngjajnë popujt e Afrikës së mesme, ata të Nigerisë atje, neve na ngjajnë për ka pranimi i Islamit ata popujt e largësive ku s’ka mbërri ushtria islame kurrë, atje ku fjala një herë e folur, me të parën e pranuar, ne jemi të kësaj kategorie.

Neve na kanë mësu atje prej ka veriu se ne e paskemi pranu Islamin me dajak, pra, shqiptarët qenkan muslimanët e dajakut, e pastaj sikur çka e mësuam Darvinizmin gabim, sikur çka i mësuam sendet tjera gabim, sikur çka e mësuam majmunizmin gabim, e kemi mësu gabim se edhe Islamin e kemi pranuar ashtu qysh na kanë mësu se gabim e kemi pranuar.
Unë do t’ju sjelli një argument shumë të thjeshtë, të cilin e kam thënë me një tribunë në mesin e vëllezërve të mi në Kosovë, ne shqiptarët, ju të mbaheni prej sot në këtë, sepse ky është argument i paluhatshëm, shkencor, bindës edhe heshtës, ju gjithmonë të mbaheni në atë, meqenëse shqiptarët jetojnë në Ballkan, në brendi të Ballkanit, ata janë zemra e Ballkanit, është e vërtetë se ata janë zemra, edhe mushknitë, edhe palca e Ballkanit, ata janë edhe në të njëjtën kohë truri i Ballkanit, tru ma të pastër se i atyre në Ballkan nuk shihet edhe nuk do të ketë nëse jetë kështu i freskët dhe nuk e turbullojnë tjerët, të nderuarit e mi sot në sallë këtu:
“Meqenëse shqiptarët e kanë pranu Islamin me dhunë, evlijatë e parë në Ballkan do të ishin bullgarët!”
Sepse Islami ka ata ka ardhë, aty pari kanë kalu ata, e pastaj maqedonët, edhe tjerë me radhë, e kujshitë e tonë, ata do të ishin muslimanë para nesh, mirëpo numër një, ne s’jemi muslimanë prej turqelive, ne s’jemi muslimanë prej osmanlive, përveç se me numrin e madh absolut, neve kemi pranu Islamin në shekullin VIII të erës sonë, aty 800 vite pas Isa alejhi selamit, 200 e disa vite pas vdekjes së Muhamed Mustafasë (sal Allahu alejhi ue selem), populli jonë fillon me pranu Islamin, nga tregtarët që kanë ardhë me shit Islam në Zar, në Dubrovnik, në Tivar, në Vlorë, në Durrës, nga këto skela, nga këto limane detare.
Edhe ne pra kemi qu atje nga kultura jonë, neve kemi dërgu atje nga kultura jonë e asaj kohe, në qytetin e Tarabllusit, në qytetin e Jafës, në qytetin e Bejrutit, në qytetin e Posaidit, në qytetin e Skenderisë, atje ata njerëzit janë taku me njerëzit e tonë në ndërrimin e sendeve kulturore, tregtare, ne lam atje diçka, ata prunën te na, shqiptarët janë të parët që kanë pranu Islamin nga vetëdija e lart që e kishin për ta kuptu menjëherë fjalën e urtë edhe fjalën e vërtetë, si ka ardhë deri te kjo?!
Të nderuar, Resulullahi (sal Allahu alejhi selem), ai për të cilin jemi tubu sot ne këtu, ai ka thënë me një hadith të tij kështu: “Musliman është ai që njerëzit janë të lirë nga goja dhe dora e atij!”
Këtë mendja e shëndoshë a e refuzon a e pranon?! Këto mësime kanë mbërri tek ne, këto janë mësimet prej ka e kemi pranuar ne Islamin, musliman është ai që njerëzia është e lirë nga dora dhe goja e atij, ka thënë se musliman është ai që ja don tjetrit atë që ja don vetës, këtë shqiptarët kanë pas vetëdije të lart me pranu, kurse tjerët, po e bëjmë kështu tash, nëse dojmë me ditë kush janë shqiptarët dhe kush janë tjerët përreth, tash po qohemi prej kësaj salle si jemi kështu, edhe po shkojmë përshembull në Nish, edhe atje po thojmë atje kështu: “Musliman është ai që njerëzia është e lirë nga dora dhe goja e atij!”
A ka atje kush e kupton çka po folim?! Asnjë, asnjë! Unë këtë kur e them nuk e them për ta nënçmu një popull, po e them se kjo fjalë qarkullon që 600 vite këtu po s’pati kush me kuptu, nuk pat kush me kuptu, në fshatin Romanli, atje ku jetoj unë, dritarja e xhamisë kujshiun e ka ortodoks, ai asnjëherë se ka pa se çka po folët, ai kurrë s’ka ndëgju se çka po bëhet, asnjëherë se din se çka është diskutu, sepse për t’i kuptu vlerat e një fjale, duhet fjalës së vërtetë me i fal diçka, neve faktikisht Islami na ka thirrë që tri sende që ne i posedojmë t’ia falim fjalës së vërtetë, ne shqiptarët e kemi bë këtë, për ata jemi muslimanë ne, cilat janë ato tri sende që ne ia kemi fal fjalës së vërtetë?!
Tri komponente, tri sende i posedon njeriu, të trijat duan ushqim veç a veç, a njeriu posedon trurin, të cilin duhet ta ushqej me ushqim të vaçantë, ai posedon zemrën dhe don ushqimin e vaçantë, dhe ai posedon pastaj barkun, i cili duhet të ushqehet me ushqime të veçanta.
1. Ushqimi i barkut të njeriut është ai që njeriu duhet ta hajë nga prodhimet tokësore me kusht që të jenë hallall.
2. Ushqimi i trurit të njeriut është ushqimi në shkollë, ai don vetëm dituri dhe tjetër send nuk njeh, por ajo don dituri të vërtetë të bazuar në argumente shkencore, të cilat argumente më s’luhaten prej aty që ti të mësosh, këtë e don truri i njeriut.
3. Kurse zemra, zemra e don ushqimin e vet, ushqimi i zemrës është besimi në Allahun e Vërtetë, nëse këtë ushqim s’ia ke dhënë zemrës, njërën e ke ushqy, tjetrën e ke lënë untë, nëse e ke fry barkun, ti mund të bëhesh 200 kilogramë, por në kokë mund të jesh si ajo karikatura, të cilën na e paraqiti një karikaturist shumë i bukur, modest, kur bëri një njeri para dyerve të universitetit me bark të madh kaq por kokën e kishte sa grushti, pasi që ai kaloj ka dera e universitetit katër vjet, andej universitetit e vizatoj karikaturisti me një bark të zbehur shumë, kokën kaq, çka ka bë në fakultet ai?! Në fakultet ai rriti kokën me argumente, e ka ushqy trurin mirë, Islami ka ardhë për të na e ushqy trurin me dituri të argumenteve në baza shkencore, ai erdhi që të na tregoj çka me ngrënë dhe erdhi që të na e ushqej zemrën me besim.
Të dashurit e mi prezentë, Allahu (xhel-le xhelaluhu ue xhel-le shanuhu) prej neve këto tri instrumente madhore që na i ka fal, na ka porositë që t’i përdorim mirë, të mos i keqpërdorim, ato me shekuj janë keqpërdorë, po flas edhe njëherë për shqiptarët në lidhje me tri komponentet që i fola, zemra, truri dhe barku.
Njëqind vite me radhë, prej vitit 1900 deri tash, 105 vite me radhë, është i vetmi popull në botë, edhe unë nuk jam këtu për t’i dhanë popullit tim komplimente sepse ai meriton edhe kritika, kritika, por unë s’jam për atë këtu, jam për ta thënë hakun, jam për ta thënë të vërtetën si gjithë ata që kanë fol para meje dhe ata që do të folin.
– Këtij populli ju kanë thy 1750 minare për një orë, prej ora 12:00 deri ora 13:00.
– Këtij populli ju kanë thy në një datë prej datave 218 minare me gjithë xhamitë me një kohë prej kohërave.
– Këtij populli me një kohë prej kohërave ju kanë thy 57 minare, ajo ishte shumë afër.
– Këtij populli ju kanë mbledh 650 000 sofra, 650 000 sofra, prej shtëpive dhe ju kanë djeg në zjarr, sepse kjo na qenka kulturë islame, e ju duhet të hani në tavolinë për t’u bë më modern, për t’u bë si tjerët.
Këto krejt i kanë ndodhë këtij populli, e më në fund ai tash po e thirr ezanin, ai tash po e fal xhumanë, ai tash po i formon kuvendet, ai tash çka po formon mbi të gjitha këto sende?!
Ai po e formon shtetin e vet, po e formon shtetin e quajtur Kosovë, unë thërras gjithë popullin tim ka është, që të kuptohemi shkurtë, drejt dhe qartë, ata politikanë që kanë thënë se shqiptarët janë i vetmi popull, nëse e bëjmë Kosovën shtet do ta ngjallim një problem të ri, se nuk paska askund në botë një komb – dy shtete, ju kemi thënë gjithë njerëzve, në botë ka 22 shtete – një komb, filloni prej Mauritanisë deri në Bagdad, 22 shtete arabe – një komb dhe një fe, mund të jenë shqiptarët një komb – dy shtete, nuk prish punë fare, ato mund të jenë tri shtete, s’prish punë fare.
Ju kemi thënë njerëzve kështu, faktorit ndërkombëtar faktikisht, edhe me këtë ndoshta po e përmbyllim që mos të ju marrim kohë, i kemi thanë faktorit ndërkombëtar, njerëzve më eminent të faktorit ndërkombëtar në bisedat që ne zhvillojmë me ta, ndihmojeni Kosovën ndihmë të vërtetë që të bëhet shtet i pavarur, kujt i ngjanë Kosova shtet i pavarur, kujt i ngjajnë orvatjet e Kosovës që të bëhet shtet i pavarur, në moment, për momentin kujt i ngjajnë?!
Ato i ngjajnë njeriut që ka ardhë prej udhës se largët dhe para derës së shtëpisë se vet, disa metra, është lodh sa është lodh aq, ky njeri a meriton të ndihmohet a meriton te shkelët, atij që po hyn në shtëpinë e vet edhe disa metra i kanë mbetë?!
Kosovës i kanë mbetë edhe disa metra për me hy në shtëpinë e vet, prandaj duhet të ndihmohet seriozisht që të hyn në shtëpinë e vet.
Kosova nuk ka nevojë mu sulmu, Kosova duhet të sulmohet po u nisi me hy në shtëpinë e huaj, pra, kush hyn në shtëpinë e vet duhet me u ndihmu.
Ky dini jonë, kjo feja jonë, neve ka ardhë bazamentalisht që të na i jep këto mësime, t’ua shpërndajmë djemve, të dimë se Islami është fe e qetësisë, Islami është paqja, Islami është njerëzia, Islami është strukturimi i njerëzve me ndenja të bukura, të cilat nuk kanë të shkelur asnjëherë, të cilat nuk kanë të vdekur asnjëherë, ne jemi ata.
Edhe njëherë për fund ju përshëndesim të gjithëve së bashku me përshëdetjen më hyjnore, me përshëndetjen më të kompletuar: Selamullahu Alejkum ue Rahmetuhu ue Berekatuhu – Paqja, mëshira, begatitë, urtësitë edhe të mirat e Allahut qofshin mbi ju!
Pjesë e shkëputur nga një tribunë e mbajtur nga hoxhë Jakup Asipi në Mitrovicë, 2005.
Transkriptoi: Labinot Kunushevci
Një shkrim tjetër i dobishëm  Trekëndëshi i degradimit medial

Categories

Archives