Wednesday, 14/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si e ndërton një prind lidhjen e fortë me fëmijën e tij/të saj dhe si krijon një atashim të sigurt?



Si e ndërton një prind lidhjen e fortë me fëmijën e tij/të saj dhe si krijon një atashim të sigurt?

Si e ndërton një prind lidhjen e fortë me fëmijën e tij/të saj dhe si krijon një atashim të sigurt?

Qëndroni në shtëpi me fëmijën. Kjo është situata ideale për nënën dhe fëmijën. Allahu i ka caktuar gruas rolin e rritësit dhe përkujdesësit dhe i ka krijuar ato me karakteristika të tilla që përputhen me rolin e saj. Meqenëse atashimi zhvillohet nëpërmjet shumë ndërveprimeve midis prindit dhe fëmijës dhe merr kuptim vetëm atëherë kur ata të jenë bashkë, në mënyrë që ky atashim të zhvillohet. Kur një nënë shkon në punë vetëm pas 6 javësh pas lindjes, krijohet një situatë me të vërtetë shqetësuese duke e lënë fëmijën 10 orë në ditë në çerdhe. Ajo kthehet në shtëpi e raskapitur dhe e mbaruar dhe nuk është në gjendje të ketë ndërveprim me fëmijën dhe më shumë kohë kushtuar vetëm atij.

Gjidhënia. Allahu i ka pajisur njerëzit me një teknikë natyrale për zhvillimin e atashimit nëpërmjet gjidhënies: “Nënat duhet t’i japin gji të vegjëlve të tyre për dy vite të plota.” [2:233]; “Mbartja e tij dhe gjidhënia është tridhjetë muaj.” [46:15]. Ky është edhe një argument i mençurisë së pafund të Allahut që vetëm vitet e fundit është provuar shkencërisht. Prej gjidhënies vijnë dobi të shumta shëndetësore po ashtu edhe efekte emocionale dhe sociale që zgjatin për një jetë të tërë. Këto dobi do të trajtohen në artikujt në vijim.

Përgjigjjuni nevojave të foshnjes sa më shpejt të jetë e mundur. Një pjesë e rëndësishme e procesit të atashimit përfshin besimin. Kur plotësohen nevojat e foshnjes, ai ose ajo zhvillon besim tek nëna dhe tek të tjerët (kur të rritet). Të qarat dhe ankesat janë formë e komunikimit që sinjalizojnë se diçka nuk shkon dhe është përgjegjësia e nënës të vendosë se çfarë duhet bërë. Prindërit me përvojë janë të aftë të dallojnë midis llojeve të ndryshme të të qarave dhe nevojat që lidhen me to. Gjithashtu është e mundur të ndjejmë shenjat e para të nevojave dhe të kujdesemi për to para se të shqetësohet foshnja. Nënat të cilat e bëjnë këtë, zakonisht kanë fëmijë të cilët janë shumë të kënaqur, të sigurt dhe të këndshëm.





Komunikoni me foshnjen. Ka shumë mënyra për t’i dërguar mesazhe dashurie dhe përkujdesje fëmijës tuaj. Këto përfshijnë: të folurit me një zë të butë, përgjigjja ndaj tingujve që lëshon ai duke gugatur si ai, duke e imituar, të kënduarit, buzëqeshja, përqafimi, ledhatimi, masazhimi, kontakti sy në sy dhe shumë të tjera. Nënat dhe foshnjet zhvillojnë gjuhën e tyre të veçantë e cila është me të vërtetë shprehja e dashurisë për njëri-tjetrin. Një nga dhuratat më të bukura prej Allahut është një buzëqeshje e gëzuar e foshnjes që thotë “Mua më duan dhe përkujdesen për mua dhe unë e rikthej këtë dashuri.” Çfarë sinkronie e habitshme!
Ndjekja e këtyre këshillave nuk garanton që fëmija do të zhvillohet sipas dëshirave tuaja, por është një themel fillestar, i shëndoshë i cili do të japë një bazë mbi të cilën do të ndërtoni. Gjithashtu është e rëndësishme të përkujtoni gjatë gjithë procesit ndërtues të edukimit se fëmijët janë sprovë për ne dhe gjithmonë duhet t’i mbështetemi Allahut.