Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si duhet ti konsumojmë pemët?

Si duhet ti konsumojmë pemët?

pemetShumica e njerëzve mendojnë se ngrënia e pemëve së bashku me ushqimin e tyre kryesor është një mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Pa e kuptuar si duhet ciklin tretës të trupit përgjatë periudhës 24 orëshe, shumë njerëz konsumojnë pemët në një mënyrë e cila do t’iu sjell pak përfitime ushqyese. Marrja e shumë pemëve përgjatë vakteve kryesore ose ngrënia e tyre si ëmbëlsirë pas ushqimeve, nuk është mënyra ideale e ngrënies së pemëve.

Në mënyrë që të përfitoni dobitë maksimale[ushqyese dhe shëndetësore] nga ngrënia e pemëve, ju duhet që të ndiqni udhëzimet e prezantuara më poshtë:

– Gjithmonë ha pemët në stomak të zbrazët. Ju mund ta bëni këtë në cilëndo kohë përgjatë ditës, përderisa është në stomak të zbrazët.

– Pas ngrënies së pemëve, ju duhet që të pauzoni rreth 30 minuta para se të konsumoni ndonjë ushqim tjetër përveç pemëve.

– Pasi që të keni konsumuar një ushqim të duhur, pushoni së paku tri orë para se të hani ndonjë pemë. Kjo do të sigurojë që ushqimi i mëhershëm ka lënë stomakun dhe se procesi i kalbëzimit dhe fermentimit të atij ushqimi në stomak mund të shmanget.

-Ju duhet që të përpiqeni maksimalisht që të konsumoni vetëm pemë para mesditës.

– Asnjëherë mos i hani pemët së bashku me ushqimet e tjera. Pemët duhet që të hahen vetëm në mënyrë të pavarur.

– Asnjëherë mos i hani pemët si ëmbëlsirë, pas ushqimit. Kjo përbën humbje të shumë prej dobive të pemëve.

– Shmangni pemët si bananet dhe avokadot në mëngjes sepse ato konsiderohen ushqime të rënda dhe rëndojnë sistemin tretës në mëngjes. Këto mund të hahen pas mesditës, atëherë kur trupi është në ciklin e përshtatshëm për t’i ngrënë këto ushqime.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pesë gjërat nga të cilat duhet hequr dorë

– Nëse ndjeni uri gjatë mëngjesit, hani pemë dhe, mund të vazhdoni të hani porcione pemësh derisa shkalla e sheqerit në gjak të ngrihet në vlerat normale, që do të rezultojë që uria të zhduket.

– Hani vetëm pemë organike në mundësitë tuaja më të mira.

Shmangni pemët e përpunuara, të ziera ose të konservuara. Këto përmbajnë sasi të mëdha të sheqernave[artificiale, të dëmshme], aditivëve dhe substance të tjera të padëshirueshme.
Pemët treten në zorrë dhe jo në stomak. Ato, gjithashtu, treten shpejt dhe kalojnë nëpërmes sistemit tretës përreth gjysmë ore. Truri funksionon me glukozë dhe pemët janë burimi më efikas i sheqerit në gjak. Me konsumim të mjaftueshëm të pemëve niveli i sheqerit në gjak normalizohet, duke lejuar mekanizmin e urisë së trupit që të rregullohet si duhet, dhe kështu, duke shmangur ngrënien e tepruar dhe obesitetin.

Përktheu dhe Përshtati: Meriton Muriqi

Referenca: healthymuslim/

Tags: ,

Categories

Archives