Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si bëhet vetëkontrollimi i gjirit?

Si bëhet vetëkontrollimi i gjirit?

12 shenjat zbuluese te kancerit
CD Haagensen, kirurg i famshëm amerikan (1900-1990) ,, Në luftë kundër kancerit të gjirit, shikuar nga aspekti i të arriturave më të mëdha dobiprurëse, besohet se është shumë më e rëndësishme të mësohen gratë si t’i kontrollojnë vetë gjinjtë (me anë të vetëkontrollimit), sesa të mësohen mjekët për mënyrën e kontrollit të gjinjve, meqë duhet pasur parasysh se mbi 90% e ndryshimeve malinje në gji i zbulojnë vetë gratë.” Sa më herët të fillojë të bëhet vetëkontrollimi i gjinjve aq më herët mund të zbulohet kanceri i gjirit.Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të fillojë në moshën 20- vjeçare. Qëllimi i vetëkontrollit të gjinjve është që gruaja të mësojë ndërtimin normal të gjinjve të saj. Duke e njohur formën, madhësinë dhe ndërtimin normal të gjinjve, ajo do t’i hetojë më lehtë në të ardhmen ndryshimet eventuale dhe do të mund t’i ndërmarrë me kohë veprimet e nevojshme të mëtutjeshme. Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të kryhet një herë në muaj, përafërsisht çdo muaj në të njëjtën kohë. Është më së miri të bëhet në mëngjes ose në mbrëmje. Gratë me cikël të rregullt menstrual duhet ta bëjnë vetëkontrollimin e gjinjve nga dita e 5-të deri ditën e 10-të të ciklit menstrual.Megjithatë, këshillohet që të bëhet rutinë vetëkontrollimi i gjinjve në ditën e fundit të ciklit menstrual. Kjo periudhë është e përshtatshme edhe për ekzaminimin mamografik, si edhe për ekzaminim ultrasonografik. Gratë në periudhën e menopauzës (pa cikël menstrual), vetëkontrollimin e gjinjve e bëjnë një herë në muaj dhe atë gjithmonë në datën e njëjtë (p.sh. me datën 1 të çdo muaji). Kohëzgjatja normale e vetëkontrollimit të gjinjve duhet të sillet nga 15-30 minuta. Vetëkontrollimi i gjinjve kryhet në dy pjesë. Pjesa e parë është vështrimi i gjinjve dhe pjesa e dytë është prekja ose palpimi i gjinjve. Vetëkontrollimi i gjinjve mund të bëhet para pasqyrës, në pozitë të shtrirë në një sipërfaqe të fortë dhe nën dush gjatë larjes.


8.1 Vetëkontrollimi i gjinjve me anë të vështrimit-qendrimi para pasqyrës


Në fillim gruaja duhet të qëndrojë para pasqyrës.
I vështron gjinjtë duke i vendosur duart në bel. Duhet të përqëndrohet në madhësinë, formën dhe reliefin e gjinjve.Të dy gjinjtë duhet të jenë simetrikë, ndërsa thimthat në nivel të njëjtë.Duhet vështruar se a ka ndonjë gungë ose ndonjë gropëz. Vështron pamjen dhe ngjyrën e lëkurës së gjinjve dhe të thimthave. Vështron futjen brenda të thimthave dhe rrjedhjet eventuale nga thimthi. Me duar të lëshuara poshtë për trupi vështron dhe analizon detajet e njëjta si në rastin me duar në bel.Në fund, ngrihen duart dhe vendosen pas kokës, dhe vazh- dohet vështrimi dhe analiza e detajeve të njëjta, të përshkruara si në rastet me duar në bel dhe me duar të lëshuara për trupi. Nëse gjatë vështrimit të gjinjve hetohen çfarëdo ndryshimesh, duhet që asaj pjese ose atij ndryshimi t’i përkushtohet vëmendje e posaçme gjatë pjesës së dytë të vetëkontrollimit që përfshin prekjen.

8.2.Vetëkontrollimi me anë të prekjes
Kryhet në dy mënyra: në pozitë të shtrirë në një sipërfaqe të rrafshët e të fortë dhe nën dush gjatë larjes. Duhet të përdoren dy ose më shumë gishta. Pjesa më e ndjeshme e gish- tërinjve janë mollëzat e gishtërinjve. Duhet pasur kujdes që të mos shtypet fort gjiri me maje të gishtërinjve ose mos të gërvishtet me thonj, sepse këto janë gabimet më të shpeshta që bëhen gjatë vetëkontrollimit. Është me rëndësi që gruaja të mësohet të prekë dy lloje ndryshimesh ose dy ndjesi. Ndjesia e parë që prek janë prekjet e sipërfaqeve të lëmuara dhe të rrëshqitshme. Në këto raste preken struktura normale dhe u përgjigjen gjëndrave të qumështit dhe kanaleve të tyre, eventualisht ndryshimeve cistike beninje. Për ta kuptuar këtë ndjenjë të prekjes, me mollëz të gishtit tregues bëni shtypje dhe lëvizni gishtin mbi syrin e mbyllur. Gjatë lëvizjeve hetohet ndjenjë e prekjes me rrëshqitje – rrëshqet kapaku i syrit mbi bebëzën e syrit.Ndjesia e dytë e prekjes gjatë vetëkon trollimit të gjinjve është prekja e sipër- faqeve të forta dhe jo të rrëshqitshme. Për ta kuptuar këtë ndjenjë të prekjes, preket maja e hundës, dhe pastaj pro- vohet që lëkura e hundës të lëvizet pa e lëvizur majën e hundës ose preken kulmet e nyjave të gishtërinjve të dorës. Kjo nuk mund të arrihet, sepse lëkura është e fiksuar për majën e hundës I përcjell edhe lëvizjet e majës së hundës, gjegjësisht lëkura mbi kulmet e nyjave të gishtërinjve të dorës, nuk rrëshqet mbi këto nyja.Çdo herë kur bëhet vetëkontrollimi i gjinjve duhet të shënohet data në kalendar.Në rast se hetohet ndonjë ndryshim gjatë vetëkontrollimit të gjinjve, duhet kërkuar ndihmën e mjekut për ta sqaruar ndryshimin.

8.3 Vetëkontrollimi i gjirit në pozitë të shtrirë

Veprimi i parë:
Gruaja duhet të zhvishet nga beli e lartë dhe të shtrihet në shpinë. Vendoset një jastëk ose një peshqir i palosur disa herë nën shpatullën e majtë. Shuplaka e majtë ngrihet dhe vendoset pas kokës. Me mollëza të tre gishtërinjve të shtrirë të dorës së djathtë kontrollohet së pari gjysma e gjirit të majtë.Në fillim 1/4 e brendshme e sipërme e pastaj 1/4 brend- shme e poshtme, duke kërkuar ndryshime të çfarëdo for- me në gjirin e majtë.
Veprimi i dytë:
Gruaja e lëshon dorën e majtë përreth trupit dhe e vazhdon kontrollimin e gjysmës së jashtme të gjirit. Në fillim 1/4 e sipërme e jashtme e pastaj 1/4 e poshtme e jashtme. Gjatë vetëkontrollimit zbatohet prekja me intensitet prej tri nivelesh: të lehtë (për ndryshimet sipërfaqësore), të mesëm (për ndryshimet në indet e mesit të gjirit) dhe të fortë (për indet e thella të gjirit afër brinjve). Me mollëzat e gishtave duhet të kryeni lëvizje rrethore, poshtë- lartë, apo lëvizje kah dhe nga thimthi sipas ilustrimeve vijuese:
Veprimi i tretë:
Në fund gruaja kontrollon edhe regjionin enënsqetullës dhe rrjedhjet eventuale nga thimthat. Pasi të ketë përfunduar vetëkontrollimi i gjirit të majtë, fillohet në atë mënyrë sipas renditjes së njëjtë edhe vetëkontrollimi i gjirit të djathtë. Lidhur me çfarëdo ndryshimesh eventuale që hasen gjatë vetëkontrollimit, gruaja duhet të drejtohet te mjeku.
8.4Vetëkontrollimi i gjinjve nën dush

Meqenëse disa ndryshime hetohen më lehtë kur lëkura është e lagur dhe e lyer me sapun,rekomandohet vetëkontrollimi nën dush gjatë larjes. Kryhet në mënyrë të njëjtë si gjatë vetëkontrollimit në pozitë të shtrirë dhe sipas radhës së njëjtë. Gjatë vetëkontrollimit të gjinjve nën dush është më së miri që dora me të cilën bëhet vetëkontrollimi të jetë me sapun, sepse rrëshqet më lehtë dhe në këtë mënyrë preken ose hetohen më mirë ndryshimet eventuale.

Categories

Archives