Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si arrin njeriu të marrë mësysh një tjetër



Si arrin njeriu të marrë mësysh një tjetër

syri1

Si arrin njeriu të marrë mësysh një tjetër?  





Siç e thamë, në të shumtat raste njeriu merr mësysh nga smira dhe shpirtligësia. Duke qenë se shpirti i atij që merr mësysh ka një trajtë të ligë e të dëmshme, kur i pëlqen a e mahnit diçka, shpreh një vlerësim a bën një përshkrim, e për pasojë mund të shkaktojë shqetësimin, ose dëmin e mësyshit. Zakonisht, një person i tillë kur shikon diçka që i pëlqen, shpreh admirim, ose vlerësim, dhe, për pasojë, personi ose objekti i shikuar nga ana e tij bie mësysh. Veprimi i atribuohet syrit për shkak se ai është shumë i lidhur me shpirtin, por jo se vepron vetë syri, pasi në të vërtetë ndikimi shkaktohet nga shpirti. Siç u tha, shpirtrat ndryshojnë nga njëri-tjetri në natyrë, temperament, aftësi dhe trajtë. Kësisoj, dëmi që smirëkeqi i bën atij që e ka smirë është i qartë. Prandaj, Allahu e ka urdhëruar Pejgamberin a.s. të kërkojë mbrojtjen e Tij (Allahut) nga dëmi i smirëkeqit: “Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i atyre që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë”. [El Felek]. Ndikimi i smirëziut në lëndimin e atij që bie mësysh është një gjë që e mohon veçse ai që është jashtë realitet njerëzor. Ndikimi nuk varet vetën nga kontaktet trupore, sikurse mendojnë ata që kanë pak njohuri lidhur me ligjësitë e gjithësisë dhe ligjet fetare. Përkundrazi, ngandonjëherë ndikimi realizohet përmes kontaktit, ngandonjëherë përmes përballjes, ngandonjëherë me anë të shikimit, ndonjëherë me lutje dhe dhikret e kërkimit të mbrojtjes etj.