Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shumë e çuditshme është çështja!


Shumë e çuditshme është çështja!


zemra
• Ta njohësh Krijuesin tënd, e të mos ushqesh Dashuri ndaj Tij.
• Ta dëgjosh Thirrjen e Tij, e të mos i pergjigjesh.
• Ta dish Vlerën dhe Rëndësin të bërit Tregti me Të, e të vraposh në Tregti me tjetër kënd!

• Ta njohësh se sa i dhimbshëm është Dënimi i Tij, dhe përsëri ta kundrshtosh,
• Ta njohësh Idhtësin e të bërit Mëkat ndaj Tij dhe të mos e shijosh Ëmbëlsirën e Nënshtrimit ndaj Tij.

• Ta ndjesh Shtrëngimin dhe Ngushtimin e Zemrës tënde kur nuk i degjon Fjalet e Tij, e më pas të mos kesh Lakmi që ta shijosh Zgjerimin e Gjoksit dhe Qëtesin duke e Madhëruar Atë.

• Ta shijosh Idhtësin e Lidhjes shpirtërore me dikend tjetër, e mandej të mos ikësh nga kjo idhtësi duke iu dorëzuar vetëm Atij.

E më e quditshmja e tërë kësaj është:

• Të dish se ti ke nevoj për Atë dhe prap të vraposh mbas asaj që të largon nga Ai.

Ktheju All-llahut të Madheruar dhe le të jetë Ai syri me të cilin sheh ,Veshi me të cilin dëgjon, të jetë në Zemrën tënde dhe në Gjuhën tënde. Dhe mos lejo asnjëher që të largohesh nga Ai. Atë të cilin Allahu e udhezon, ai sheh, dëgjon dhe merr me Duar te veta me ndihmën e Krijuesit të vetë. Ndërsa ai që është në Humbje vepron sipas Mendjes dhe Epshit të tij i cili e drejton në Lajthitje.

All-llahu është Mëshirues, i cili fal Mëkatarët, udhëzon të Humburit, ushqen të Uriturin, furnizon të Varfërin, e meson të Paditurin, e strehon Udhëtarin në Rrugën e Tij….!

E kur dënon, Dënimi i Tij është i dhimbshëm dhe arin atëher kur Robi i Tij tregon Kryelartësi ndaj Tij. Ai nuk dënon përpara se t’i bëj thirrje Robit të Vet për Pendim dhe t’i kthehet Atij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  NGA SHKAQET E LUMTURISË!!

Me të vërtet Allahu nuk ka nevoj për ne, por ne kemi nevoj për Mëshiren e Tij.

Categories

Archives