Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shumë bëhem nervoz me njerëzit?!!


Shumë bëhem nervoz me njerëzit?!!


pyetje pergjigje

Pyetje: Selamun alejkum! Jam një motër myslimane, jetoj në Zvicër. Nuk jam e mbuluar, po agjërimin e mbaj dhe shpeshherë po falem dhe lexoj Kuran. Unë e kam një pyetje për ju. I kam 20 vjet, jam e fejuar dhe kam niqah me hoxhë. Jam një person me zemër shumë të mirë, por shumë herë po bëhem nervoz me krejt njerëzit. Nuk duroj të më thonë asnjë gjë që nuk më pëlqen. Hiç nuk mund të rri e qetë, çdo ditë jam e shqetësuar dhe nuk di çka të bëj. A kam ndonjë magji, ose a mundeni të më tregoni si mund ta heq unë këtë nervozë me ndihmën e Allahut xhele shanuhu? A ka ndonjë lutje, që mund të ma heq nervozen dhe t’u tregoj atyre njerëzve që i dua dashurinë që kam për ata, bëhet fjalë për prindërit, njerëzit e familjes dhe të fejuarit tim. Allahu ju shpërbleftë me të mira! Mbetem duke pritur përgjigje nga ju! 
Selamun alejkum!

Përgjigje: Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Motër, edhe juve Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju begatoftë në jetën tuaj bashkëshortore e ju bashkoftë në hair!

Në rend të parë dua t’ju them që namazin ta falni me rregull dhe të mos e neglizhoni në asnjë çast faljen e pesë kohëve të namazit, pasi është obligim parësor në jetën praktike të myslimanit, madje është obligim edhe më i fuqishëm se agjërimi i ramazanit, të cilin ju e përfillni dhe e praktikoni. Më pastaj, namazi do të luaj rolin kryesor në qetësimin shpirtëror, në largimin e veseve të këqija, në zbutjen e nervozizmit, në rregullimin e marrëdhënieve me të tjerët etj.

Ju duhet të punoni me veten dhe t’i flisni për edukatë të mirë e mirësjellje me të tjerët e sidomos me prindërit. Përkujtojani vetes që keni shpërblim të madh nga Allahu për mirësjellje, si dhe dënim në rast eventualisht të sjelljes jo të mirë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A MË LEJOHET TË NOTOJ NË DETI GJATË SHTATZËNISË ?

Nëse nuk keni sukses të përmirësoheni me këto që i përmenda, atëherë duke mos i ndërprerë aspak këto veprime, shkoni te ndonjë hoxhë që kuron me Kuran dhe Sunet për të bërë rukje – lexim të Kuranit dhe, me ndihmën e Allahut, ta largoni agresivitetin, nervozizmin, urrejtjen etj. dhe ta demonstroni dashurinë, respektin, butësinë etj.

Allahu e di më së miri!

image_pdf

Categories

Archives