Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shuarja e zjarrit të hutesës


Shuarja e zjarrit të hutesës


depresioni shqip

Për ta shuar zjarrin e ndjenjës së hutesës, ose të depresionit që është pasojë e fatkeqësisë, individi do të duhej të shikonte rreth vetes dhe të vërente nëse fatkeqësia e tij do të mund të ishte më e madhe. Ai do të duhej gjithashtu t’i shikonte me kujdes të tjerët, të cilët ndoshta përjetojnë fatkeqësi edhe më të mëdha në procesin e mësimit të leksioneve të tyre, dhe duke parë nga afër, ai do të kuptojë se shkëlqimet e “familjes ideale”, që mund të duket se ka një fat më të mirë, mund të fshehin gjithashtu pikëllim dhe pakënaqësi edhe më të thellë.

Pra, nëse individi shikon nga ana e djathtë, a do të shohë ai diçka tjetër përveç sprova dhe fatkeqësi? Por nëse ai shikon nga ana e majtë, a do të shohë diçka tjetër përveç pikëllimit dhe pakënaqësisë? Në të vërtetë nëse individi do të kërkojë të dijë për atë si ndjehet e gjithë bota, ai do të kuptojë se asnjë shpirt nuk është i liruar nga sprova të llojllojshme, nuk është i kënaqur plotësisht. Qoftë për humbjen e personit të dashur, ose ankesës për dhembjen e përditshme të kokës në punë. Individi do ta kuptojë po ashtu se fati i vërtetë në këtë botë është ëndërr që mund të ndodhë vetëm në gjumë, ose se ai fat është si një hije e cila me siguri do të zhduket menjëherë sikur kur perëndon dielli. Dhe, cilido qoftë shkaku i një gëzimi, ai do të shkaktojë në mënyrë të pashmangshme edhe pikëllime, edhe mjerim të madh. Ai do të kuptojë gjithashtu se në këtë botë, një gjë që dikë e bën të lumtur një ditë, ajo gjë mund të shkaktojë pikëllimin e tij me decenie në jetën e pasvdekjes; se kënaqësia e përkohshme e dikujt do të ndiqet me siguri me një periudhë të gjatë të pakënaqësisë; se shtëpia që është përplot rezerva dhe ushqime, është gjithashtu përplot pluhur; se gjithmonë kur bota i ofron dikujt një ditë qetësi dhe gëzim, ai do të ketë gjithsesi një ditë jo të mirë të veten.

Ibn Mesudi, r.a., kishte thënë njëherë: “Lumturia e madhe një ditë do të ketë për pasojë pikëllimin e madh, kurse familja e lumtur një ditë do të sulmohet nga një pikëllim jashtëzakonisht i madh kur do ta vajtojë të dashurin e vet”. Njëherë imam Ibn Sirini kishte thënë: “Pas të qeshurave do të vijnë vajtimet”. Hinda bint Nu’mani kishte thënë: “Një herë në mëngjes pashë familjen time si më të fuqishmen dhe më të pasurën, kurse pasi perëndoi dielli, u bëmë më të vegjël dhe më të varfër se të tjerët. Me siguri, kurdo që All-llahu i gjithëfuqishëm e mbush një shtëpi me bollëk, Ai e mbulon edhe me pluhur”. Dikush e kishte lutur që ta shpjegonte tregimin e vet, kurse Hinda ishte përgjigjur: “Familja jonë e kishte përjetuar ditën kur nuk kishte mbetur asnjë arab pa na lutur përzemërsisht që t’ia plotësonim nevojat e domosdoshme, ndërsa më vonë ne nuk gjetëm asnjë arab që kishte mëshirë ndaj nesh”.
Motra e saj, Harka bint Nu’mani, ishte parë njëherë duke qajtur në kohën e lulëzimit të Dinastisë së Nu’manëve. Dikush e kishte pyetur: “Ç’ është shkaku i këtij vaji, a mos të lëndoi dikush?” Ajo u përgjigj: “Jo! Me vajin tim e argumentova lulëzimin e familjes sime dhe e kuptova se rrallëherë lulmturia e mbush një shtëpi pa u ndjekur nga pikëllimi i papritur”. Ishak bin Talha e kishte vizituar njëherë dhe e kishte pyetur: “Si e ndien veten në fundin e mbretërisë?” Ajo ishte përgjigjur: “Atë që po e përjetojmë sot me siguri është më mirë se ajo e djeshmja. Megjithatë, në librat e historisë gjejmë fakte se asnjë njeri nuk e ka përjetuar kurrë ditën e brohorimave pa e provuar pikëllimin si pasojë e asaj përmbysjeje dhe se jeta asnjëherë nuk i është shfaqur kurrë dikujt me bukurinë dhe joshjen tërheqëse e më vonë të mos ia ketë zbuluar dhëmbët e vet”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zemërimi dhe depresioni nga aspekti Islam

Pastaj shtoi edhe këtë:
“Një ditë kemi vendosur për interesat e njerëzve dhe vendimi përfundimtar ishte yni. Menjëherë u bëmë nevojtarë që të na kthehet e mira jonë dhe shpresuam se ata do të jenë të moralshëm sikurse ne! Vaj për ata njerëz, lumturia e të cilëve nuk zgjat shumë, rrotët e së cilës i ngrisin njerëzit e vet, kurse më vonë i lëshojnë dhe paraqiten sikur kanë qenë ata që kanë përcaktuar fatin e tyre!”

image_pdf
Tags:

Categories

Archives