Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtylla kurrizore dhe lidhja me organet e tjera në trup



Shtylla kurrizore dhe lidhja me organet e tjera në trup

Shtylla kurrizore dhe lidhja me organet e tjera në trup

 

Nuk thuhet kot se sprovat e kalitin njeriun më shumë, sot jemi shumë të sprovuar me smundje të ndryshme të cilat më parë nuk kanë qenë kaq të shpërndara dhe të komplikuara sikur sot. Nga njëra anë është jeta dhe ritmi i saj dinamik por edhe pritjet janë më të shumta nga të gjitha anët. Ndër këta është edhe një problem serioz i shtyllës kurrizore, dëmtimi i së cilës bie shumë probleme në jetën e njerëzve të cilat askush nuk mundet ti paramendon nëse nuk ka pasë probleme të tilla më parë. Edhe pse nuk kemi të drejtë të themi se vetëm kjo sëmundje është e neveritshme pasi se secila sëmundje nuk është e mirësepritur te askush prej nesh, por është vetëm një sqarim pak më i gjërësishëm me shpresë që të përfiton secili prej saj.

 

Si zakonisht sot ka të dhëna ndoshta edhe pak të shumta dhe fatkeqësisht edhe jo shumë të sakta në internet dhe gjetiu por ndoshta kërkimi për këto probleme në Kur’an është ndoshta jo sa duhet, pasi nuk ka pyetje në të cilën nuk ka përgjigje në Kur’anin e madhërishëm. Kërkimi solli diçka shumë interesante, si çdoherë pasi se Kur’ani është lexikon për jetën e sotme dhe të përjetshme që prej kur zbriti në Tokë e deri në amshim.

 

  1. Sure Araf-172: Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”.

 

  1. Sure Enfal 5: – E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë (para e pas) dhe duke (ju thënë): “Shijonie dënimin e zjarrit

 

  1. Et Tewbe 35: -“Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!

 

  1. El Enbija 39: -Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).

 

  1. Sure Muhammed 27: – E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?

 

  1. Sure Tarik -7: E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit

 

 

Dhe shumë të tjera por do të ceki vetëm disa prej tyre edhe pse edhe vetëm një ajet mjafton për të treguar për dobinë dhe përsosmërinë e Krijuesit i Cili çdo gjë krijoi me përsosmëri, i Lartësuar qoftë Ai. Por shkenca tash ka zbuluar se edhe fytyra është një organ tepër i ndjeshëm ku gjenden shumë fije nervore e për boshtin kurrizor poashtu. E në Kur’an kjo gjë është treguar shumë saktë, ku tregohet se rrahen në fytyrë dhe shpinë, zjarri në shpinë, u lyhet shpina, dhe njeriu u krijua nga lëngu që del nga shpina?! Por pse pikërisht shpina?!

 

Krijuesi pra e ka treguar shumë mirë se në shpinë ka diçka shumë të rëndësishme dhe me vlerë të madhe, andaj edhe dëmtohet si dënim shpina. Allahu na ruajtë nga ky dënim në të dy botërat. Por të ndalemi vetëm pak të shqyrtojmë këtë pjesë të trupit.

 

Shtylla (boshti) kurrizore përbëhet nga 33 vertebra (unaza)

7 – vertebra cervikale në qafë ( nga C1 deri në C7) – këto unaza trupin e kanë më të vogël për dallim prej unazave të tjera dhe në zgjatimet anësore kanë nga një vrimë për kalimin e arteries vertebrale. Unaza e parë dhe e dytë dallohet për nga forma, e para quhet atlas dhe e fikson kokën ndërsa e dyta quhet axis dhe shërben për lëvizje.

12 – vertebra torakale (nga T1 deri në T12) – të cilat janë të lidhura me 12 çiftet e brinjëve dhe së bashku formojn kafazin e krahërorit, në trupin e tyre dallohen disa copëza për artikulim me brinjët, gjithashtu në zgjatimet anësore kanë sipërfaqe për nyjëzim me brinjët.

5 – vertebra lumbale në pjesën e poshtme të shpinës (nga L1 deri në L5) – të vendosura ne pjesën e poshtme, janë më të mëdha prej unazava tjera dhe mbajnë peshë më të madhe.

5 – vertebra sakrale (nga S1 deri në S5) – janë vetëm te fëmijët kurse te njerëzit e rritur ato janë të ngjitura.

4 – vertebra të bashkuara (ngjitura ) ashti koksigeal– përbëhet prej 4-5 eshtrave të hollë te fëmijët kurse te të rriturit është vetëm një asht.

 

 

 

Vertebrat mbahen të lidhura së bashku nëpermjet ligamentve në të dyja anët e shtyllës

kurrizore. Vertebrat janë të ndara nga njëra tjetra përmes një disku i cili është i përbërë

nga material kartilagjinoz (kërcor). Kur ne lëvizim, këto disqe thithin (absorbojnë) dhe

pakësojnë presionin midis vertebrave.

 

Shtylla kurrizore mund të krahasohet me një gyp fleksibël (të lëkundshëm). Vrimat në

qendër të çdo vertebre krijojnë kanalin e shtyllës kurrizore. Në pjesën e brendshme

kalon “palca” që është e përbërë nga indi nervor, e quajtur “palcë kurrizore”.

 

Palca kurrizore dhe sistemi nervor

 

Palca kurrizore, përbëhet nga qeliza dhe fije nervore, që i ngjanë një kablloje (litari) me

trashësi sa gishti juaj i vogël, me një gjatësi përafërsisht 21 inça (52.5 cm), fillon nga

baza e trurit dhe kalon në pjesën e brendshme të çdo vertebre cervikale dhe torakale





 

Thjeshtë paraqitur, palca kurrizore punon si një linjë telefonike me dy drejtime.

Nëpërmjet kësaj rruge të komunikimit, truri dërgon dhe pranon lajme (mesazhe) në dhe

nga pjesë të nryshme të trupit tuaj. Kjo është mënyra se si palca kurrizore mund të

sigurojë funksionimin përkatës të organeve jetike si dhe lëvizjen muskulore. Komandat

nga truri i juaj si dhe ndjesitë nga trupi i juaj përkthehen në impulse nervore që

krahasohen me rrymën elektrike. Impulsi kalon nëpër gjatësinë e palcës kurrizore dhe të

nervave.

 

Palcën kurrizore e përbëjnë dy tipe të nervave: nervat sensorial (për ndjeshmëri) dhe ato

motorik. Nervat sensorial perceptojnë ndjeshmëritë nga trupi juaj dhe informojnë trurin.

Kjo është mënyra me të cilën ju reagoni në djegie ose butësinë e përkëdheljes. Nervat

motorikë përçojnë urdhërat nga truri në muskujt tuaj. Vendimi juaj mendor për të lëvizur, përkthehet në lëvizje fizike.

Palca kurrizore ka 31 çifte nervash kurrizor (nn spinales). Varësisht nga niveli i daljes së tyre dallojmë:

  • 8 nerva cervikalë (nn cervicales),
  • 12 nerva torakalë ( nn thoracales),
  • 5 nerva lumbalë (n lumbales),
  • 5 nerva sakralë (n sacrale),
  • 1 – 3 nerv kokcigeal ( n cocccygeu)

Në problemet me shtyllën kurrizore dhe dhimbjet e nyjeve munden të fshihen jo vetëm sëmundjet anatomike por mundet të jetë edhe një pasqyrim i një problemi serioz në situatën e jetës. Posaçërisht nëse ka probleme me shtyllën e njëjtë. Një bllokadë e mbrendshme ndalon shërimin e mëtutjeshëm. Bllokimi i palcës kurrizore në segmente të caktuara mund të shkaktojë probleme shëndetësore në organet ose në  zonën e organeve.

P.sh. te bllokimi i C-5/6 – vije deri te paresthesia apo edhe dhimbjeve në krahë, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.

Bllokimi i TH-6 – mund të çojë në probleme të lukthit, konvulsione, humbje e oreksit etj., ku edhe përskaj inçizimit të lukthit (gastroskopi) nuk mund të gjindet asnjë indikacion për ndonjë sëmundje.

Te problemet e L-3 – është një shkaktar i zakonshëm i problemeve funksionale të fshikëzës urinare (inkotinenca ose mosmbajtja e urinës).

.

 

Shtylla Kurrizore Nervat
në shtyllen kurrizore
Zona funksionale dhe zona e furnizimit
Vertebrat e qafës C1 Pajisja me gjak e kokës, Hypophyses, lëkurës dhe eshtrave në fytyrë. Veshi i mbrendshëm dhe i mesëm. Sistemi nervor simpatik
  C2 Sytë, nervet e shikimit, nervat e dëgjimit, sinuset, kocka mastoide, gjuha, balli
  C3 Mollëzat e fytyrës, veshët, eshtrat e fytyrës, dhëmbët, nervin e  fytyrës,
  C4 Hunda, buzët, goja, tubi i Eustahut  në veshin e mesëm
  C5 Kordat vokale, gjëndrat e qafës, fyti
  C6 Muskujt e qafës, shpatullat, bajamet e fytit
  C7 Gjëndra tiroide, shpatulla – qesja e mukozës, bërryli
Vertebrat torakale Th1 Parakrahët, nyjet e dorës, duart, gishtat, ezofagu, trahea
  Th2 Zemra me barkushet dhe mbështjelljen e saj, enët koronare
  Th3 Mushkëritë, bronchiet,pleuriti, kafazi i krahërorit, gjinjtë
  Th4 Tëmthi, kanalet biliare nga tëmthi
  Th5 Mëlçia, solar plexus (është një grumbull nervash midis stomakut dhe mushkërive), gjaku
  Th6 Lukthi
  Th7 Pankreasi, zorra dymbëdhjetëgishtore – duaodeni
  Th8 Shpretkë
  Th9 Paraveshkët
  Th10 Veshkët
  Th11 Veshkët, uretër,
  Th12 Zorra e hollë, sistemi limphatik
Vertebrat lumbal L1 Zorra e trashë, mbështjellësi i zorrëve
  L2 Zorra qorre, barku, kofshët
  L3 Organet gjenitale, mitra, fshikëza urinare, gjunjët
  L4 Prostata, muskujt e pjesës së poshtme të shpinë, ishiasi
  L5 Nënkofshët, nyjet e poshtmel, nyjet e këmbëve, këmbët
Kryqet Sakral Eshtrat e kryqeve, prapanicaHüftknochen, Gesäss
Kokcigeal- Coccyx Kokcigeal Rektumi, anusi

Në tabelën më lartë janë të gjitha nervat në shtyllën kurrizore me organet përkatëse.

Këtu del në pah edhe një problem shumë më ndryshe: shpesh në ordinancat mjeksore kërkohet shkaku i një sëmundje në organin e sëmurë, me anë të ultrazërit, röntgenit, apo endoskopive të ndryshme dhe kur nuk arrihet deri te diagnoza, pacient-i/ja klasifikohet si një rast për psikologun. Për fat të keq shumë rrallë miret parasysh lidhja e ngushtë që kanë organet me shtyllën kurrizore. Në fakt nuk ka asnjë sëmundje kronike pa pasur çrregullim në segmentin e shtyllës kurrizore.

Lidhja e ngushtë mes shtyllës kurrizore dhe psikikës njerëzore

Kushdo që vuan nga dhimbja e vazhdueshme (ska lidhje nëse është shtylla kurrizore, pjesë të tjera të sistemit muskuloskeletal, ose dhimbje kronike të kokës) e dinë shumë mirë se si ndikon kjo në gjendjen psikike. Një dhimbje e vazhdueshme ju rraskapit, ndonjëherë ju bën edhe agresiv dhe jo tolerant ndaj çdo gjëje. Por është shumë e mundshme edhe e kundërta nga kjo të shfaqet, mvaret se ku dhe si është dhimbja. Egzistojnë edhe probleme psikike të cilat janë në lidhje me segmentet e shtyllës kurrizore, të cilat pastaj reagojnë me dhimbje ose tension në pjesë të ndryshme të organeve. Andaj shpirti për të mar vëmendjen e duhur, reagon me anë të ndryshimeve trupore dhe fizike, alarm për kujdes. Ka autorë, terapeut, që madje caktojnë modele specifike të sjelljes për çdo bllokim të shtyllës kurrizore.

P.sh. te segmenti C-2: “Refuzimi i mençurisë, refuzimi për të ditur ose kuptuar, pavendosmëria”.

Te segmenti TH-6: “I zmëruar me jetën, emocione të fshehura negative, shqetësime të vazhdueshme”.

Segmenti L-3: “ Abuzimet e ndryshme, ndjenja e fajit, urrejtja e vetvetes”.

Kryqet zakonisht lidhet me partneritetit ose marrëdhëniet ndërpersonale.

Këto dituri dhe njohje nuk duhet të shkarkohen mbi personat me probleme në mënyrë paushale, por secili rast duhet të shqyrtohet konkret dhe të zbatohet me respekt dhe të mos konsiderohet si ligj për diagnostifikim të sigurt. Por munden të na shërbejnë si fakte dhe ndihmesa gjatë diagnostifikimit.

Lidhja e karakterit dhe shpinës shpesh përflitet edhe në popull: sikur p.sh. “përkulet para dikujt”; “ Ai /ajo është njeri i thyer”, “supet ju kanë rënduar”, “ka ra për toke”; koka ju ka ulur poshtë” etj.

Një njeri i cili është i drejtë, i sinqertë dhe i vetëdijshëm gjithashtu tregon me një qëndrim të drejtë ( jo të ngurtë), tregon karakterin e një personi me shumë kurajo, pozitiv, i shëndetshëm.

Pra një qëndrim i caktuar i jetës manifestohet në një sjellje korresponduese.

Përfshirja e këtyre marrëdhënieve ndërmjet psikikës dhe shpinës në një terapi tërësore mund të jetë shumë e dobishme. Sidomos në qoftë se, pavarësisht terapisë së gjerë të trupit, një kurë nuk përparon ose një problem kurrizor ndodh përsëri dhe përsëri, pa një shkak të jashtëm është i dallueshëm.

Ka metoda të ndryshme dhe terapi të ndryshme për shërimin dhe drejtimin e shtyllës kurrizore por ditëve të sotme edhe përdorimi i pajisjeve elektronike e kanë arritur maximumin dhe me anë të kësaj edhe deformimet në shtyllën kurrizore janë të pakalueshme. Duhet çdo gjë të bëhet me maturi. Sigurisht se duhet edhe me anë të lëvizjeve përkatëse, fizioterapisë, të mundohemi të arrijmë sukses, e sigurisht se Namazi është mbreti i të gjithave dhe duhet të jetë në rend të parë në jetën dhe agjendën e një muslimani, e për përkatësitë e tjera ka alternativa tjera që u cekën më lartë.

Shtylla (boshti) kurrizore përbëhet nga 33 vertebra (unaza), u tha më lartë por pasi i përkas kësaj feje të mrekullueshme nuk mundem pa mos përmendur atë që kam lexuar në lidhje me këtë numër:

  • Kur të ringjallemi do të kemi 33 vjet
  • Dhikri pas namazit është nga 33 x SubhanAllah, Elhamdulilah dhe ndonjëhere 34 x Allahu Ekber.

Së pari falëmnderoj për të mirat e Tij që më ka dhënë dhe lus Allahun azze we xhel të shëron të gjithë të sëmurit tanë pa dallim se nga çka vuajnë, pasi se shpesh sëmundjet e shpirtit askush nuk i din përpos Atij i Cili e ka krijuar atë, sepse ato të trupit secili i tregon. Kurse rinisë dhe të gjithëve atyre që nuk kanë probleme ju uroj shëndet dhe të mos harrojnë se preventiva(mbrojtja) është shumë më e mirë se shërimi.

Përgatiti nga gjuha gjermane: Suzana Hasani