Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtohen rastet me kancer në Kosovë!

Shtohen rastet me kancer në Kosovë!

kancerNë Institutin e Onkologjisë brenda tremujorit të parë janë regjistruar gjithsej 234 raste të reja të kancerit me të gjitha lokalizimet. Me kancer të gjirit janë regjistruar 44 raste të reja në këtë tremujor të parë, 46 raste me kancer të mushkërive, me traktin gastrointestinal që do me thënë në lukth e zorrë, janë regjistruar gjithsej 58 raste, 32raste janë të traktit urogjenital dhe rastet gjinekologjike, 54raste të reja me kancer në sistemin nervor qendror që përfshihet koka, qafa, lëkura, indet e buta dhe grupi i sëmundjeve malinje.

Këto statistika i bëri të ditura për gazetën “Zëri”, drejtori i Institutit të Onkologjisë, Behxhet Osmani.

Sipas tij, këto statistika janë pothuajse të njëjta edhe me vitet e kaluara.Osmani gjithashtu ka thënë se këto shifra ndonëse nuk janë shifra të mëdha në krahasim me vendet e rajonit, por sipas tij, Kosova ka popullsi më të vogël dhe grupmosha e popullit tonë është më e re, dhe se sipas tij, faktikisht grupmosha dhe incidenca del të jetë njësoj siç është edhe në vendet e tjera të regjionit.

I pyetur nëse në këtë tremujor të parë është shënuar ndonjë rast me fatalitet, pra me vdekje, Osmani ka thënë se mundësia për të pasur raste të vdekjes në këtë tremujor është shumë e vogël.

“Kështu që gjatë tremujorit është mundësia shumë e vogël që të ketë raste të vdekjes, se në momentin kur vjen te ne, futet në trajtim me kimioterapi ose radioterapi, ose kur ka mundësi të bëhet intervenimi kirurgjik, kështu që nuk është që assesi në fillim kur caktohet diagnoza edhe përnjëherë me u shkaktu vdekja, kjo është një dukuri shumë e rrallë”, ka treguar Osmani.

Edhe pse në këtë institut punohet vetëm me një ndërrim, Osmani pohon se ia dalin mjaft mirë që t’i trajtojnë të gjitha rastet dhe se sipas tij, janë rasteshumë të rralla kur pacientëve u japin udhëzimin që të trajtohen jashtë vendit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Arrestohet mjeku që mori 200 euro ryshfet

“Është dukuri shumë e rrallë, ne i kemi disa trajtime me ‘brahiterapi’, që i themi ne, gjegjësisht kur kanceri është në kanalet e ndryshme ose uropoitike, ose respiratore e të tjera ose gjinekologjike, kur duhet të futet gypi edhe nëpërmes gypit të bëhet trajtimi me rreze, atëherë ajo është ‘brahiterapia’. Do me thënë kemi shumë pak raste që ne i udhëzojmë jashtë vendit, të gjitharastet me kancer edhe diagnostikohen në Kosovë, edhe bëhet intervenimi kirurgjik te rastet që mund të operohen, mandej vazhdohet me kimioterapi dhe radioterapi, kështu që faktikisht ne së bashku me QKUK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë e kemi rrumbullakuar diagnostikimin edhe trajtimin e të sëmurëve me kancer në tërësi edhe punohet me protokollet më bashkëkohore”, ka treguar Osmani.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë bërë një kërkesë që të shtohet numri i tre teknikëve, dy infermiereve si dhe për disa aparatura shtesë të radiologjisë, por siç ka thënë Osmani, premtimet janë të mëdha dhe tani presin që ato shumë shpejt të realizohen.

Gazeta ka provuar që të kontaktojë me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sipas Osmanit, mungon edhe një vetëdijesim i qytetarëve që në rastet kur vërejnë ndonjë ndryshim në trupin e tyre të shkojnë dhe të bëjnë kontrolle të menjëhershme te mjeku, e që sipas tij, ndoshta edhe kjo është arsyeja, përse shumica e pacientëve të sëmurë nga kanceri vijnë në këtë Institut në stadet pothuajse të fundit të kancerit./albeu.com/

Categories

Archives