Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtëpia është begati


Shtëpia është begati


shtepia

Allahu thotë:

Allahu ju bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë…” (El-Nahl, 16: 80)

 

 

 

 

Allahu thotë:
Allahu ju bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë…” (El-Nahl, 16: 80)
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Këtu Allahu i Madhëruar përmendi dhuntinë e tij komplete për robërit e Tij: Ai u dha atyre shtëpi të cilat janë vendbanime të qeta për ta, të cilat ata i veçojnë si strehim, që i mbulojnë ata dhe u japin të gjitha mirësitë.”

Çka paraqet shtëpia për secilin prej nesh? A nuk është vend ku njeriu han, kënaqet me familjen e tij, fle dhe pushon? A nuk është vend ku njeriu mund të jetë vetëm dhe mund të takohet me gruan dhe fëmijët e tij?
A nuk është shtëpia vend që i ofron gruas siguri dhe mbrojtje? Allahu thotë:
Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme…” (Ahzab, 33: 33)

Nëse mendoni rreth atyre që janë të pastrehë, të cilët jetojnë në kasolle, ose në rrugë, ose si refugjatë të shpërndarë nëpër kampe të përkohshme, atëherë do të kuptoni të pasurit e begatisë së quajtur shtëpi. Nëse e dëgjoni një person të pastrehë, të pikëlluar duke thënë: “Nuk kam ku të rri, nuk kam vend të caktuar të rri. Nganjëherë fle në këtë apo atë shtëpi, ndonjëherë në kafene, ose në park, ose në bregdet, dhe i mbaj rrobat në veturën time”, atëherë do të arrish t’i kuptosh kokëçarjet që vijnë prej mospasjes së shtëpisë.

Ka shumë arsye për besimtarët që t’i kushtojnë vëmendje vendosjes së rregullit në shtëpi.

SË PARI, të ruhet vetë dhe familja e tij nga zjarri i Xhehenemit dhe të mbahen të sigurt nga ndëshkimi i djegies:
O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Tahrim, 66: 6)

SË DYTI, përgjegjësia kryesore e udhëheqësit të shtëpisë në Ditën e Llogarisë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Guri i zi

SË TRETI, shtëpia është vend për ta mbrojtur veten dhe për t’u larguar nga e keqja.
Ajo është ngushëllim, përshkruar në Islam, në kohën e fitnes (luftë, fatkeqësi).

I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“I bekuar është ai i cili kontrollon gjuhën e tij, shtëpia e të cilit është e mjaftueshme për të dhe ai i cili loton për gabimet e tij.”
I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë:
“Ruajtja e njeriut në kohën e fitnes është të qëndruarit në shtëpi.”

Muslimani mund të shoh dobitë nga kjo këshillë kur ai është duke jetuar në një vend të huaj ku ai nuk mund të ndryshojë shumë nga të këqijat përreth tij. Pastaj ai mund të ketë strehim, në të cilin kur hyn, do ta ruan atë nga kryerja e punëve të ndaluara ose shikimi në gjëra të ndaluara, dhe do ta ruan gruan e tij nga dukjet çoroditëse dhe do t’i ruajë fëmijët e tij nga shoqëria e keqe.

SË KATËRTI, njerëzit zakonisht e kalojnë kohën më të madhe në shtëpi, posaçërisht kur është shumë nxehtë ose shumë ftohtë, kur bie shi, herët në mëngjes ose në mbrëmje, dhe pasi ta kryejnë punën ose shkollën, kështu që kjo kohë duhet të kalohet në adhurim dhe në kërkim të hallalleve, përndryshe do të kalohet në gjëra të këqija.

E PESTA DHE MË E RËNDËSISHMJA, të pasurit kujdes për shtëpinë është gjëja më e rëndësishme e ndërtimit të shoqërisë myslimane. Nëse blloqet e ndërtesës janë të fortë, shoqëria do të bazohet në ligjet e Allahut, duke qëndruar e sigurt përballë armiqve. Shtëpitë myslimane do të krijojnë shtyllat e shoqërisë të cilat do ta mbajnë dhe udhëzojnë drejt atë, si: davistët shembullorë, kërkuesit e dijes, muxhahidinët e sinqertë, gratë e drejta, nënat e kujdesshme dhe të gjithë llojet e reformatorëve. Sepse kjo çështje është shumë e rëndësishme e cila e shtron edhe një pyetje të rëndësishme:
Cili është kuptimi i reformimit të shtëpive tona?…

Marrë nga revista: “Al Mu’minaat” /almuminaat/
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu

Shkruar nga Sheikh Salih el-Munaxhid

image_pdf
Tags:

Categories

Archives