Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtatzënia përmes futjes së gjilpërës në mitër të gruas

Shtatzënia përmes futjes së gjilpërës në mitër të gruas

pyetje per hoxhenPyetja:
Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar doja t’ju pyesja se a lejohet që të bëhet fekondimi artificial, gjegjësisht që shtatzënia të realizohet përmes futjes së gjilpërës në mitër të gruas?

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, fillimisht të theksojmë se kjo çështje nuk ishte e njohur në kohën e shpalljes, pra në kohën e mëhershme, sepse atëherë njihej vetëm shtatzënia natyrale që arrihet përmes marrëdhënieve të natyrshme mes mashkullit dhe femrës. Metodat e tjera janë të më vonshme, respektivisht me zhvillimin e shkencës, dhe quhen fekondime artificiale.

Mirëpo, rreth kësaj çështjeje dijetarët islam nuk qëndruan duarkryq por dhanë sqarime. Rreth kësaj çështjeje Kolegjiumi i Fetvave në Xhedde  të Arabisë Saudite në vitin 1986, pas debatit, shqyrtimit dhe analizimit të shumë studimeve rreth fekondimit artificial sollën këto vendime:

Kolegjiumi lejoi që femra e cila nuk mundë të ngelë shtatzënë përmes marrëdhënieve natyrore, por që ajo dhe bashkëshorti i saj dëshirojnë të kenë pasardhës, atëherë i lejohet fekondimi artificial, vetëm përmes këtyre tri metodave që janë:

  1. Metoda e parë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe përmes gjilpërës mbillet në mitrën e bashkëshortes së tij përmes fekondimit të brendshëm artificial.
  2. Metoda e dytë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe vezorja e femrës që janë bashkëshortë mes veti  dhe vendosen në epruvetë, e pastaj prej epruvetës morulla vëndohet apo mbillet në mitrën e femrës, pra në  mitrën e femrës nga e cila është nxjerrë vezorja.
  3. Metoda e tretë: Kur merret spermatozoidi i mashkullit dhe vezorja e femrës që janë bashkëshortë dhe vendosen në epruvetën eksperimentale, e pastaj prej epruvetës mbillet në mitrën e gruas së dytë po të atij burri (ortakes), natyrisht pasi të ketë arritur pëlqimi i gruas së parë dhe të dytë. Gruaja e dytë konsiderohet nëna e fëmijës nga qumështi dhe pasojnë të gjitha dispozitat islame rreth kësaj çështjeje.

Pra i nderuar, këto tri mundësi të fekondimit artificial sipas dijetarëve islamë, janë të lejuara por edhe lejohet përdorimi i tyre vetëm atëherë kur nuk ka alternativë tjetër të shtatzënisë natyrore, sepse islami prioritet gjithnjë i jep ruajtjes së natyrshmërisë. Nga krejt kjo nënkuptohet se në shprehje të fekondimit artificial apo shtatzënisë artificiale mund të bëhet vetëm në mes të bashkëshortëve.[1]

Në anën tjetër nuk lejohet fekondimi artificial për muslimanen nëse spermatozoidi apo vezorja janë të pa njohura, pra të bëhet fekondimi duke e marrë spermatozoidin nga bankat spermatozoide që nuk dihet për to. Ky veprim është i ndaluar haram.

 Allahu e di më së miri!

___________________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2011

[1] Më gjerësisht shih librin: “E drejta familjare në islam”,  I. Abazi, T. Bislimi, F. Ebibi dhe J. Zimeri.

Categories

Archives