Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtatë shenja të mungesës së kalorive



Shtatë shenja të mungesës së kalorive

Kaloritë kanë një punë themelore dhe  jashtëzakonisht të rëndësishme për tju ndihmuar të qëndroni enrgjik. “Kaloritë janë karburanti i indeve të trurit, zemrës, mëlçisë, dhe veshkave.”

Ekspertët këshillojnë mbi 2000 kalori në ditë për femrat dhe mbi 2500 për meshkujt. Madje edhe kjo është minimumi i sasisë së duhur. Megjithatë, nuk duhet të harroni se me rritjen e aktivitetit fizik rritet edhe kerkesa per kalori. Njerëzit mendojnë se prerja e kalorive është mënyra më e mirë për të humbur peshë, për shkak se ajo mund të jetë më e shpejtë, por këto lloje të dietave janë të paqëndrueshme.

Mbajtja e trupit në formë nuk duhet parë thjesht në aspektin e jashtëm, por edhe në aspektin e organizmit.

Këtu janë shtatë mënyra që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ushqim (kalori).

Jeni të lodhur gjatë gjithë ditës
Kaloritë janë si energjia. Kur ju keni mungesë të kalorive, energjia është shumë e ulët. Pa kalori të mjaftueshme, ju nuk keni energji për të lëvizur indet e muskujve, ose për rigjenerimin e tyre. Kjo për shkak se trupi i përdor kaloritë për detyrën më të rëndësishme: mbështetjen e trurit dhe të zemrës.

Pesha e trupit nuk lëviz
Nëse jeni duke synuar humbje peshe, moskonsumimi i kalorive nuk është mënyra më e mirë për këtë. Sepse trupi është programuar që të luftojë për të mbijetuar dhe ai është duke u përpjekur për të mbajtur sa më shumë kalori për të mbijetuar. Gjë e mirë është se ky proces nuk është i menjëhershëm.

Vuani nga kapsllëku gjatë gjithë kohës
Mosngrënia çon në kapsllëk. Së pari, në qoftë se ju nuk hani mjaftueshëm, ju nuk mund të merrni  fibra të mjaftueshme, të cilat luajnë rol kyç për mbajtjen e sistemit tretës të shëndetshëm.

Jeni vazhdimisht i uritur
Po, kjo është një simptomë no-brainer, por vlen të përmendet se ju nuk duhet të ndjeheni sikur jeni vazhdimisht të uritur. Uria do të thotë se trupi juaj është duke ju dërguar një sinjal. Hormonet që janë më të rëndësishme për kufirin e urisë dhe ngopjes janë: Leptin, Ghrelin, dhe Cholecystokinin. Këto hormone ndryshojnë nga sasia e ushqimit që ju merrni, dhe ndikohen negativisht kur zvogëloni sasinë e ushqimeve të plota.

Acaroheni me të gjithë ata që flasin për ju
Është edhe një pseudonim për këtë simptomë: ‘uria nxit zemërim’. Ushqimi sjell kënaqësi dhe qetësim nervor, dhe pasi të ndiheni të ngopur ndjenjat negative largohen. Në mënyrë tipike, ky proces fillon kur sheqeri në gjak është në nivele të ulëta. Së bashku me ghrelin, i cili lidhet me receptorin në tru për të sinjalizuar urinë, epinephrine [adrenalina] mund të çojë në zemërim.





Ndiheni i sëmurë
Mbingrënia është e dëmshme, por edhe mos ngrënia është shumë e dëmshme, dhe nëse vazhdoni gjatë me këtë, mund të përfundoni i sëmurë. Duhet të sigoroheni të hani ushqim të mjaftueshëm dhe të shëndetshëm.

Shpesh ndiheni i etur
Nëse nuk hani sa duhet, mund të humbsni elektrolitet kryesore, të cilat janë mineralet, si: kalciumi, natriumi, kaliumi, dhe magnezi. Një mënyrë për ta kuptuar nivelin e ulët të electrolyteve është të keni etje. Natriumi dhe kaliumi mbajnë nivelin e hidratimit në nivelin e duhur.

Kujdes! Mbi-kufizimi i kalorive dëmton shëndetin tuaj mendor apo fizik.

Nëse dëshironi të humbni peshë, duhet ta bëni këtë në mënyrë reale. Ju duhet të hani mjaftueshëm për të ruajtur funksionimin e metabolizmit.

Ka shumë mënyra të shëndetëshme për të humbur peshë, p.sh: të kryeni aktivitet fizik çdo ditë të paktën 30 minuta dhe në këtë mënyrë do të humbni peshë në një ritëm të shëndetshëm.
Përqëndrohuni në cilësinë e ushqimit dhe jo në sasinë e tij; Frutat, perimet, drithërat, farat, janë ushqime me lëndë ushqyese të dendura.

Shmangni ushqimet e shpejta dhe me sasi të lartë yndyre.

Vetëm nëse plotësoni lëndët e nevojshme ushqyese, do të jeni në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimet tuaja shëndetësore dhe mbajtjen e trupit në formë të shkëlqyer.