Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtatë mënyra si të zhvillosh intelegjencën tek fëmija yt



Shtatë mënyra si të zhvillosh intelegjencën tek fëmija yt
18a109ee0f75bb5876240e543aaca0b2
Autor: Psikoterapist Xhasim El-Mutava
1. Mbase, lexuesi mundet, që të çuditet teksa të lexoj, që arsyeja e parë për të zhvilluar dhe avancuar intelegjencën dhe aftësinë mendore tek fëmija është: dashuria. Në qoftë se ne, i derdhim fëmijës tonë dashurinë dhe dhembshurinë, nëpërmjet përkëdheljes, përqafimit, ngrohtësisë, s’do mend se psikologjia e tij, do të jetë psikologji më e qëndrueshme, më stabile, e ka për të ndjerë se ai është i pranuar tek prindërit e tij, e kjo, do t’ia shtoj atij, zhvillimin, avancimin, progresin mendor dhe emocional. Për këtë gjë, kanë argumentuar e dëshmuar edhe përvojat dhe hulumtimet shkencore e psikologjike, e sa herë që nëna t’ia jep fëmijës së saj dashurinë, që nga mosha e hershme fëmijënore, ajo me këtë, vetëmse ka kontribuar e ndihmuar zhvillimin në aspektin intelektualo-truror tek fëmija i saj.
2. Arsyeja e dytë: e cila zhvillon intelegjencën tek fëmija yt, është të paturit konsideratë për pesë shqisat e tij: Dëgjimin, shikimin, shijimin, nuhatjen dhe prekjen! Në mënyrë që fëmija, t’i njeh mirë dhe shëndetshëm gjërat të cilat e rrethojnë atë, e kjo, pa dyshim që ka nevojë për trajnim dhe ushtrim përpara prindërve të tij!
3. Arsyeja e tretë është: Të dëgjosh fëmijën dhe të flasësh me të, të komunikosh me të! Diç me rëndësi është që, përgjatë dëgjimit dhe komunikimit me të, të vlerësosh dhe analizosh thellë mendjen e tij, mendimet e tij, poashtu, të mësosh artin, që përgjatë bisedave me të, të nxisësh e provokosh trurin e tij që të futet në analiza, në konkluzione e introspeksione!
4. Arsyeja apo mjeti i katërt është, ta nxisësh fëmijën tënd të mësoj Kuran përmendësh, t’i njeh kuptimsimet e tij, komentimet e tij, thelbësinë e tij, pasi Kurani është ai i cili neve na bën ftesë që ne të zhytemi në meditime e analiza në krijimin e Qiejve dhe Tokës, e kjo, është e kërkuara, sepse trurin njerëzor e fut në lëvizje dhe e zgjeron atë!
Duke ia shtuar kësaj edhe një informacion tjetër se, memorizimi i Kuranit famëlartë, i aktivizon qelizat e trurit dhe e bën atë të jetë gjithmonë i freskët dhe i motivuar, poashtu kjo metodë e pakëson paaftësinë e trurit në memorizimin e Kur’anit në moshën më të rritur.
5. E pesta është, t’i dispozicionohen fëmijës lojëra të cilat realisht kontribuojnë në zhvillimin intelektual të fëmijës. Si p.sh.: lojëra të folshme, sikur që janë gjëegjëzat, ku ai fillon të mendoj, të kujtohet e të zhytet në zbërthimin e tyre, apo lojëra sportive tek të cilat ai gjen sulmet, përplasjet e aksidentet automobilistike, pastaj lojërat e tjera elektronike për të cilat kërkohet përgjigjje të shpejta dhe intuitive!
6. E gjashta është: Vizita e vendeve të ndryshme, tek të cilat fëmijën do ta njoftosh me shpikësit dhe genitë, pastaj, do të njeh edhe mënyrat e përballjes me tatëpjetat e jetës dhe problemet e saj, pastaj, të vizituarit e muzeve, vendeve e gjërave të vjetra e antike, si dhe të vizituarit vendndejet e mendjelartëve dhe genive! Me një fjalë: t’i ngjyroset truri fëmijës me informata të ndryshme dhe të dobishme!
7. E shtata dhe e fundit është: të përdorësh ushqime të cilat aktivizojnë memorien dhe kontribuojnë në shtimin e intelegjencës dhe aftësisë mendore, e që për këtë pikë, është mirë që lexuesi i këtij artikulli të hulumtoj nëpër internet, për llojet e këtyre ushqimeve, apo t’i pyesë specializantët e ushqimeve të shëndetshëm, ku do të përfitoj dobiplotë!
Pra këto ishin shtatë mekanizmat/mjetet të cilat ndikojnë shumë pozitivisht, në zhvillimin dhe përparimin intelektual të fëmijës. Me një fjalë ndikon që fëmija të bëhet më intelegjentë.
Kush analizon dhe mediton në biografitë e profetëve të Zotit, sahabëve, e dijetarëve të mëdhenjë të Ymetit islam, do të gjej se ata ishin vërtetë shumë njerëz intelegjentë, të lartë e shumë të aftë mendërisht, ndaj dhe këto cilësi ishin shkaktarë që ndonjërin e dallonin nga tjetri.
Ebu Bekri r.a. kur emigroi me Profetin Muhammed, pra, ishte bashkëudhëtar i tij, e teksa kaluan pranë një populli ata e pyetën atë:
“Kush është ky njeriu pranë teje?!”
Udhëzuesi im, që më udhëzon e orienton mua!” u tha. E ndonjëherë thoshte: “Argument që më argumenton!”
E kjo ishte përgjigje e zgjuar, në mënyrë që të mos zbulohej sekreti i hixhretit/migrimit.
Ndërkaq Aliu r.a. njëherë një njeri ia tregoi atij një hall, se ai i gjori ishte betuar se do ta divorconte gruan e tij, nëse ajo nuk do të kryente marrëdhënie intime me të në muajin e Ramazanit, përgjatë ditës. E Aliu r.a. i tha: “O njeri! Pa bëj një udhëtim me të, e kryej marrëdhënie ditën!” Pra ashtu ti si do! (Për shkak se në udhëtime të largëta agjërimi në muajin e Ramazanit nuk është obligativ!) E ja, Aliu r.a. e kuroi problemin e tyre, e pengoi divorcin dhe e ruajti lidhjet e tyre me një përgjigje të mençur e të urtë!
Kurse njëherë tjetër dijetarit të madh të shkollës juridike Hanefite, Ebu Hanifes, një njeri ia bëri një pyetje, i tha:
“O imam! Nëse unë i heq rrobat, dhe pastaj futem në ujë për t’u larë, nga kibleja, ta kthejë fytyrën apo të kthehem mbrapa?!”
“Më mirë është të kthehesh me fytyrën tënde nga ajo anë që i ke lënë teshat, që mos të t’i vjedhë ndokush ato!” – i tha Imami Ebu Hanife.
E kjo pa dyshim se është përgjigje e mençur, edhe nëse në dukjen e saj, shihet humori.
E ngjarje e ngjarje të shumëta, të cilat kanë ngjarë në historinë tonë të Islamit, si ndaj Aishes r.a. ndaj Halid Ibën Velidit, Amër Ibën As r.a. e të tjerë e të tjerë… nga tërë kjo, e jona është se si t’i rikthejmë në realitetin tonë të sotshëm këto koncepte e kuptime të vlefshme kuranore dhe profetike, e t’i fusim në shtëpitë tona, në familjet tona, e të futen këto mençuri në metodologjitë tona mësimore. Të kujdesemi seriozisht për zhvillimin mendor dhe intelektual të fëmijëve tanë, që nesër ata të kontribuojnë në shërbimin e vatanit, fesë, e të njerëzimit!
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Agron Islami




Categories

Archives