Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shqiptarët e Preshevës kërkojnë ndihmë nga Tirana për diplomat


Shqiptarët e Preshevës kërkojnë ndihmë nga Tirana për diplomat


riza

Një delegacion i lartë nga Presheva ka vizituar Shqipërinë për t’i paraqitur Tiranës zyrtare kërkesat e shqiptarëve të Luginës. Delegacioni përbëhet nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Iljaz Halimi dhe kreu i Këshillit Koordinues të partive shqiptare, Galip Beqiri. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës dje janë takuar me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Galip Beqiri, kreu i këshillit koordinues tha dje për “Shqip” se “problemi më urgjent i yni është çështja e diplomave që nuk njihen nga qeveria e Serbisë. Janë rreth 450 studentë që nuk arrijnë të punësohen në administratë apo edhe në biznese private në profesione të rregulluara, kryesisht mjekë dhe farmacistë, të cilëve nuk i njihet diploma”. Zoti Beqiri shtoi se Bushati dhe Nikolla kanë bërë të ditur se kjo çështje do të zgjidhet me anë të dialogut me autoritetet serbe, që do të kryhet në të gjitha nivelet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Me fat Kurban Bajrami /Urimet/

Categories

Archives