Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shqiptarët e Luginës do ti gëzojnë të drejtat sipas ligjit dhe kushtetutës


Shqiptarët e Luginës do ti gëzojnë të drejtat sipas ligjit dhe kushtetutës


stankovic

Qeveria e Republikës së Sërbisë e ka përgaditur letrën me kërkesat e liderëve shqiptarë të Luginës dhe në një afat të caktuar do të ipet përgjigje.
Në këtë letër nuk janë vënë asnjë detaj i ri dhe për këtë nuk mund të komentojmë mënyrën me të cilën liderët politik shqiptarë komunikojnë me organet shtetërore dhe me zyrtarët më të lartë shtetërorë, thuhet në komunikatë e fundit për media të lëshuar nga kryetari i Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq. Sipas tij, të gjitha kërkesat e liderëve shqiptarë gjenden në raportin e Qeverisë prej 7 pikash, i cili është aprovuar më 04 qershorë të këtij viti dhe Qeveria me këtë garantonë se do të bisedohet për këto pika dhe do të arrihet marrveshje, gjithnjë duke rrespektuar, veqanarisht Kushtetutën, ligjet dhe konventat ndërkombëtare, as më shumë as më pak. Në komunikatën për opinion të kabinetit të kryetarit të TK-së, gjithashtu thuhet se, liderët politik shqiptarë, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të duhet të vazhdojnë më bisedime dhe i thërras që ta bëjnë një gjë të tillë me qëllim që mos të vuajnë qytetarët dhe që mos ta humbim kohën e vlefshme.

Stankoviq, ka thënë se, “Jamë mëse i bindur se ata shumë mirë e dinë sistemin ligjorë të këtij vendi, dhe se shteti është jashtëzakonisht bashkëpunues, i durueshëm dhe pjesmarrës. Mendojë se këtë besim nuk do të duhet ta vëmë në një “Kockë” Sipas kësaj komunikate, në Qeverinë e Sërbisë janë të angazhuar në mënyrë të vendosur që të vazhdojnë rrugën duke rrespektuar Kushtetutën, ligjet dhe konventat ndërkombëtare, për të drejtat e pakicave kombëtare. Zgjidhjet nuk gjenden në qasje selektive duke përmbushur kërkesat e njërës palë, nga ana tjetër duke mos rrespektuar mundësinë e kufizimit të palës tjetër, thuhet në komunikatë. Liderët shqiptarë nga këto komuna, duhet ta dijnë se nuk ekziston mundësia që ligji të ndryshohet në mënyrë selektive, sepse në atë mënyrë degradohet sistemi ligjorë, që lenë pasoja serioze te të gjith ne. Vullneti i mirë dhe dëshira për ti zgjidhur problemet e kësaj pakice nacionale janë edhe qëllimet tona dhe mendojë se edhe pala tjetër do të dueht të tregojë se sa është e përgjegjshme ndaj shtetit i cili bënë përpjekje të vazhdueshme për ti zgjidhur problemet të cilat vet liderët shqiptarë para nesh i kanë paraqitur si prioritete.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Presheva dhe Bujanoci të përfshihen në buxhetin e Kosovës

Qytetarët e këtyre komunave duhet ta dijnë se për Trupin koordinues ata janë brenga më e madhe, ndërsa besoj se liderët shqiptarë e dijnë mirë se, personat udhëheqës të Qeverisë së Sërbisë dhe unë, nuk do të mashtrohemi me provokime të tilla. Stankoviq është i mendimit se, nëse interesi i dikujt tejkalon interesat e popullit në këto komuna, atëherë ai duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të jetë i vetëdijshëm me faktin se sistemi ligjorë i këtij vendi do ta sanksionojë një sjellje të tillë. Kjo kryesisht është qështje e brendshme e Sërbisë dhe të gjitha zgjidhjet gjenden në Kushtetutë, ligje dhe konventat ndërkombëtare të cilat vetëm duhet ti rrespektojmë. Krejt në fund kryetari i Trupit koordinues ka thënë se, “edhe njëherë i ftojë liderët politik shqiptarë që ti kthehen bisedimeve dhe zgjidhjeve të problemeve në këto tri komuna, nga ana jonë edhe tash e kanë dorën e zgjatur.

Categories

Archives