Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shqiptarë myslimanë, heronj të panjohur të Holokaustit

Shqiptarë myslimanë, heronj të panjohur të Holokaustit

Johanna Neumann ishte vajzë fare e vogël kur u bë dëshmitare e brutalitetit nazist si edhe e mirësisë së pazëvëndësueshme të myslimanëve shqiptarë, roli i të cilëve njihet shumë pak në histori gjatë Holokaustit.

besa
Familja e Johannas u fsheh në Shqipëri pas “Kristallnacht”, e njohur ndryshe si “Nata e kristaltë”, apo “Nata e xhamave të thyer”, e cila përkon me seritë e sulmeve për shkatërrimin e sinagogave hebraike në nëntor të vitit 1938.

Kur nazistët pushtuan Shqipërinë në vitin 1943, një familje shqiptare shpëtoi Johannan dhe të dashurit e saj. Ajo tashmë është 82 vjeçe dhe do të tregojë historinë e saj ditën e sotme në Universitetin Atlantic të Floridas në SHBA.

Pjesë e kësaj ngarjeje do të jetë edhe një film dokumentar i titulluar “Besa: Fjala e dhënë”, i cili tregon se si familjet myslimane shqiptare shpëtuan me mijëra jetë hebrenjsh.

Filmi përqendrohet në punën e pakursyer të Rexhep Hoxhës, një shqiptar, i cili së bashku me të atin, shpëtuan shumë hebrenj nga persekutimi duke i ndihmuar të fshiheshin.

Gjithashtu, në film janë intervistuar edhe shumë hebrenj, të cilët u strehuan nga familjet shqiptare gjatë pushtimit nazist, përfshirë edhe Johanna-n.

“Jam shumë e lumtur që ky film do të jepet sot, më 10 nëntor”, tha Neumann, e cila tashmë punon në Muzeun e Holokaustit në Washington D.C.

Ajo e mban mend shumë mirë se të nesërmen e 10 nëntorit do të shkonte në shkollë, ndërkohë që “Nata e kristaltë” po ndodhte.

Ajo pa se si nazistët qëllonin me gurë xhamat e dritareve të sinagogave.

“Kur arrita në shkollë, mësuesja na tha se diçka e tmerrshme kishte ndodhur natën dhe se prindërit tanë ishin njoftuar që të vinin të na merrnin më herët atë ditë nga shkolla”, thotë ajo.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pala shqiptare i përgjigjet me të njëjtën monedhë Athinës

E ëma e Johannas kishte dëgjuar se hebrenjtë po lejoheshin të futeshin në Shqipëri lirisht, pa u kërkuar asgjë. Dhe kështu, familja Neumann udhëtoi në Shqipëri, nga fshati në fshat, duke qenë gjithmonë një hap përpara nazistëve.

Qeveria e atëhershme shqiptare refuzoi të bashkëpunonte me nazistët, duke u deklaruar atyre se në vend nuk kishte hebrenj. Në këtë mënyrë, nazistët filluan kërkimet e tyre të pavarura, shtëpi më shtupi, duke arritur edhe aty ku strehohej familja Neumann.
Familja shqiptare, e cila kishte strehuar Johannan, së bashku me prindërit e saj, u thanë nazistëve se ata ishin të afërmit e tyre nga Gjermania.

Në atë kohë, myslimanët paragjykoheshin shumë pak dhe Johanna nuk e pranon dot se si sot myslimanët paragjykohen nga besimet e tjera fetare, duke i lidhur ata shpeshherë me aktet ekstremiste.

“Nuk mendoj se të jesh mysliman do të thotë të jesh terrorist”, thotë ajo. “Kjo është e papranueshme dhe primitive”. /Shekulli/

Categories

Archives