Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shqipëria do të vazhdojë aleancën në krah të SHBA-ve

Shqipëria do të vazhdojë aleancën në krah të SHBA-ve

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë qenë në qendrë të takimit që kryeministri Edi Rama pati sot me zv.Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

shqiperia shba

Në një njoftim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama vlerëson ndihmën dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara karshi Shqipërisë, ndërsa zotohet se vendi ynë do të vazhdojë aleancën në krah të SHBA-ve.

“Ndër pikat ku politika shqiptare nuk ndahet, miqësia e partneriteti me SHBA dhe aleancat në krah të SHBA, janë e do të mbeten një pikë kryesore. Ndërsa kjo qeveri përkatësinë e Shqipërisë në këtë miqësi, partneritet e aleancë të pandashme, e lexon edhe si detyrim për t’u udhëhequr edhe në qeverisjen e vendit tonë nga vlerat e parimet që SHBA mishërojnë e promovojnë si një shembull i shkëlqyer lirie, demokracie, prosperiteti të bazuar në respektin për individin e në konkurencën e lirë”, thotë Rama.

Zv.Ndihmës Sekretari i DASH një ditë më parë u takua me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. /albeu.com/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Naço shkarkon drejtorin dhe mjekun e burgut të Rrogozhinës

Categories

Archives