Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shqipëria, pjesë e hartës së sulmit mbi Sirinë

Shqipëria, pjesë e hartës së sulmit mbi Sirinë

Shqipëria është pjesë e hartës të bazës së sulmit mbi Sirinë. Lajmi bëhet i ditur shkurt, teksa një artikull në prestigjiozen britanike “The Guardian” raporton për një takim ushtarakësh të lartë gjatë ditës së sotme, për opsionet e ndërhyrjes së aleatëve në Siri. Bashkë me artikullin, gazeta britanike ka publikuar edhe hartën ku janë të vendosura forcat ushtarake në terren, ku përfshihet Shqipëria me dy fregata britanike.

shqiperia
“The Guardian” shkruan se pasqyrimet luftarake për Sirinë, që vijnë vazhdimisht nga Londra dhe Uashingtoni, do të jenë në qendër të takimit të së hënës mes krerëve më të lartë ushtarakë të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës dhe gjeneralëve të tjerë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.
Aktorët kryesorë, në ndonjë luftë të mundshme kundër Sirisë, pritet të jenë SHBA-të, që aktualisht kanë forca ushtarake në terren; Britania që ka 4 luftanije, një mbajtëse helikopterësh dhe dy fregata në Shqipëri. Bashkëpunimi ushtarak i Shqipërisë me Britaninë e Madhe nuk është i panjohur, pasi vetëm 3 ditë më parë, më 23 gusht, u zhvillua ceremonia e hapjes së stërvitjes së përbashkët midis Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, e koduar “Albanian Lion-13”.
/abcnews/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Qeveria, 2 marrëveshje Shqipëri-Turqi. Dhurohen 1.1 mln USD pajisje ushtarake

Categories

Archives