Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpirti qiellor, kurse trupi tokësor


Shpirti qiellor, kurse trupi tokësor


nature 5Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë:

“Trupi i njeriut është krijuar nga toka, kurse shpirti nga qielli dhe i ka bërë bashkë. Nëse e urit trupin, e lodh, e lë pa gjumë dhe e përdor në shërbime të ndryshme, shpirti gjen lehtësi dhe rehati dhe mallëngjehet për vendin prej të cilit edhe është krijuar dhe e merr malli për botën qiellore.

E nëse e ngop, e kënaq në begati, i jep gjumë dhe punon për shërbimin e tij dhe për ti siguruar rehati, atëherë trupi rëndon kah vendi prej të cilit është krijuar. Me vete merr edhe shpirtin. Shpirti i tij ndihet si në burg, po të mos ishte adaptuar në burg, do të kërkonte ndihmë për të shpëtuar nga dhimbja e ndarjes dhe shkëputjes nga bota e saj, nga e cila është krijuar, ashtu siç do të kërkonte ndihmë i ndëshkuari.

Thënë troç aq sa ma shumë lehtësohet trupi shpirti bëhet subtil, i lehtë dhe kërkon botën e sajë qiellore, kurse aq sa ma shumë rëndohet dhe jepet pas epsheve dhe rehatisë, i rëndohet shpirti dhe zbret nga bota e vet e bëhet tokësore dhe e ultë.

Njërin e sheh me shpirtin në qiell lartë, në shoqërinë e qiellit, refikul-a’la, kurse trupin afër teje, gjumin e bën në shtrat por shpirtin e ka në sidretul-munteha, lartësirën më të lartë qiellore, rrotullohet rreth Arshit, Fronit.

Tjetrin njeri e sheh duke qenë në shërbim të trupit, kurse shpirtin e ka në vendet më të ulëta, rreth poshtërsive rrotullohet, e kur ti del shpirti nga trupi  shkon ose në shoqërinë e lartë ose në shoqërinë e ultë.

Në shoqërinë e lartë është çdo kënaqësi, çdo begati, çdo gëzim, çdo lezet dhe jeta e këndshme, kurse në shoqërinë e ultë çdo brengë, çdo pikëllim, çdo ngushticë, çdo mërzi, jetë e lodhur dhe e vështirë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  NGJARJE PËR T’I MEDITUAR !

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

? ?? ???? ?? ???? ??? ?? ????? ????

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…”. (Taha: 124)

Udhëzimi i Tij është Fjala e Tij të cilën ia ka zbritur Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse kthimi i shpinës domethënë flakjen e meditimit rreth saj dhe veprimin sipas saj.

Jeta e vështirë sipas shumicës së tefsireve është ndëshkimi i varrit. Këtë e ka thënë Abdullah ibën Mesudi, Ebu Hurejre, Ebu Seid el-Hudriu dhe Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhum.

Gjuhësisht ed-danku (?????) domethënë ngushticë dhe vështirësi. Thuhet shtëpi e ngushtë, jetë e ngushtë përballë jetës së gjerë me epshe, kënaqësi dhe rehati. Sa ma shumë ja zgjeron shpirtit me plotësimin e epsheve aq i ngushtohet jeta zemrës saqë i bëhet e ngushtë dhe vështirë dhe aq sa ma shumë ja ngushton nepset shpirtit aq ma shumë zgjerohet zemra dhe merr frymë lirë.

Jeta e ngushtë në dynja si rezultat i devotshmërisë sjell gjerësinë në berzah dhe ahiret, kurse jeta e gjerë në dynja si rezultat i veprimit sipas nepseve të shpirtit sjell ngushticën e jetesës në berzah dhe ahiret.

Andaj prej dy jetëve, jepi përparësi jetesës më të mirë, më të këndshme dhe më të gjatë.

Le të vuan trupi për të jetuar jetë të begatshme shpirti dhe mos i jep vuajtje shpirtit për tu kënaqur trupi, sepse begatia e shpirtit dhe vuajtja e shpirtit është më e madhe dhe më afatgjate, kurse begatia dhe vuajtja e trupit është më e shkurtë dhe më e lehtë. Allahu na ndihmoftë!”

(El-Fevaid: 133- 134).

Përktheu: Bekir Halimi

Categories

Archives