Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpirti i të vdekurit, a kthehet për të parë se çfarë jemi duke bërë, p.sh në shtëpitë tona?

Shpirti i të vdekurit, a kthehet për të parë se çfarë jemi duke bërë, p.sh në shtëpitë tona?

a kthehen shpirteratPyetja: Shpirti i të vdekurit, a kthehet për të parë se çfarë jemi duke bërë, p.sh në shtëpitë tona?

Shejh Albani: Kurrë. Këto janë supersticione që janë të pranishme në mendjet e disa njerëzve. Kur dikush vdes, lidhja e tij me botën shkëputet tërësisht. Edhe sikur të lëshohej ndonjë bombë atomike, dhe keni dëgjuar se sa të fuqishme janë ato, siç ishte ajo që amerikanët lëshuan në Japoni… edhe sikur me qindra bomba atomike të lëshoheshin mbi këtë planet të vdekurit nuk do të ndjenin asgjë, “Kur vdes njeriu, të gjitha veprat e tij ndërpriten, përveç tri gjërave…” Dhe Zoti ynë në Kuran thotë: “e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.” ( Fatir 35:22)

Të vdekurit nuk dëgjojnë, prandaj mos u besoni këtyre historive.

Al-Hudaa wan-Noor, 290.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cili është dallimi mes xhinnëve dhe shejtanëve?

Categories

Archives