Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpirti i shëndoshë në trup të shëndoshë !

Shpirti i shëndoshë në trup të shëndoshë !

” Shpirti i shëndoshë në trup të shëndoshë. ” – Motoja e Mjekësisë Islame.

Nëse dëshironi të keni një shpirt të shëndoshë atëherë praktikoni namazin me rregull, 5 herë në ditë dhe në mënyrë të përkushtuar. Sepse namazi është qendra e cdo të mire dhe rreth saj sillen mirësia e kësaj bote dhe botës tjetër.

Pastaj shpirti i shendoshë do ju ndihmoj të mbani një trup të shëndoshë si në aspektin fiz ik ashtu edhe në atë psikik nëpërmes një rrethi që sillet dhe komandohet nga namazi dhe që ka 4 elemente anash:

1. Ushqehu me ushqime dhe pije hallall (të lejuara në Islam),e cdo gjë që është hallall është e dobishme dhe percaktohet nga Zoti ynë në Kur’an dhe nëpërmjet Pejgamberit alejhi selam.
2. Ushtroni rregullishtë,beni ushtrime të ndryshme, dilni në natyrë ecni , shijoni bukuritë e krijimit të All-llahut dhe mbajeni trupin të fuqishëm dhe të përgatitur.
3. Ndjehuni mirë-bëni durim,ckado që ju godet ju do e prisni me mendimin se kjo është një gjë e mirë për ju dhe kjo do ju sjell diqka më të mirë edhe këtë duke e perkujtuar këtë thënie:”Bari i hidhur pihet me lehtësi duke shpresuar se më pastaj shërimi do sjellë embëlsi”.

4. Mendo pozitivishte, pra vazhdimishte mendoni mire, dhe në mënyre optimiste, mendoni si të punoni një punë të mirë, si të eliminoni një punë të keqe, mendoni si të falni ndokënd që ka gabuar, dhe mendoni se si të afroni ndokënd që është larguar nga ju, mendoni se si të ndihmoni ndonjë në nevoje, ndonjë të sëmurë, ndonjë që ka vese të këqija dhe pin duhan, alkool, drogë etj. Dhe jini optimistë në cdo qështje, përkujtoni thënien:” Gota e cila ka dy hapësira , njëra me ujë dhe tjetra me ajër, gjithmonë nga pikpamja yte duhet të jetë gjysmë e mbushur dhe jo gjysmë e zbrazur”.

E përfundojmë me fjalët e Krijuesit Absolut dhe profetit të Tij :

Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Me të vërtetë namazi ndalon nga punët e shëmtuara dhe të ndyra.” (Ankebut: 45).

“Faleni namazin në dy skajet e ditës dhe në afrimin e natës. Vërtet, veprat e mira i largojnë veprat e këqija. Ky është përkujtim për ata që përkujtojnë.” (Hud: 114).

Ebu Dherri (radijallahu anhu) ka thënë: Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) doli në dimër kur gjethet binin. Ai mori një degë të lisit dhe gjethet filluan të bien prej saj. Ai (salallahu alejhi ue selam) tha: “O Ebu Dherr.” Unë thashë: Në shërbimin tënd, O i Dërguar i Allahut. Ai (salallahu alejhi ue selam) tha: “Vërtet robi musliman e kryen namazin duke mos dashur tjetër me të përveç Fytyrës së Allahut dhe mëkatet e tij bien prej tij ashtu siç bien këto gjethe prej këtij druri.”

All-llahu ju shëroftë. Amin
Shkroi: Abdurrezak MD
 
Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ta mbajmë lekurën të freskët

Categories

Archives