Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpend Ahmeti: E respektoj Shefqet Krasniqin


Shpend Ahmeti: E respektoj Shefqet Krasniqin


shpend aHMETI
Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar deklaratave të Shefqet Krasniqit, duke thënë se ai ka pasur marrëdhënie korrekte me të.

Në një video të re të postuar në Youtube, Shefqet Krasniqi ka thënë se i është gëzuar që ka fituar Shpendi dhe beson që Prishtinën tash e tutje do ta presin ditë më të mira.

“Jemi sinqerisht të gëzuar që ka fituar Shpendi. Kam respekt ndaj Shpendit. Kam pas respekt ndaj babës së tij. Jam takuar më shumë se njëherë me Shpendin. Edhe iftar kemi bërë bashkë. Kam qenë edhe në shtëpinë e tij. Ymyt kam te Zoti që ditë të mira po i vijnë Prishtinës”, ka shtuar ai.

Ndërsa Ahmeti, ka thënë se respekti është i ndërsjellë, dhe i vjen mirë që edhe ai në mesin e shumë njerëzve besojnë se Prishtinën e presin ditë të mira.

“E kam takuar Shefqet Krasniqin njëherë në varrimin e babait tim dhe në të pame kur ka qenë tek ne. Ai ka pasur një respekt për babain tim dhe ne kemi pasur marrëdhënie korrekte. Më vjen mirë që ai mendon se Prishtinën do ta presin ditë të mira”, ka thënë Ahmeti.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxhaj uron homologët e vendeve myslimane me rastin e Bajramit

Categories

Archives