Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpëlarja e gojës me vaj shëron shumë sëmundje


Shpëlarja e gojës me vaj shëron shumë sëmundje


(Parandalimi dhe eliminimimi i helmimit në mënyrë natyrore)

Një mjet shërimi shumë i lehtë dhe efikas qëmoti i harruar në trojet tona por i përdorur që nga lashtësia në vendet Arabe dhe në vende tjera.
Për fillim do i cekim vetëm disa pika në aspektin e kuptimit të shëndetit. Shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm se çka donë të thotë shëndeti në trupin tonë. Gjithashtu me rritjen e zhvillimit në sfera të ndryshme të prodhimit dhe arritjes, industrializimit, largimi nga natyra dhe mbyllja nëpër vende të ngushta pa oksigjen të pastër, ushqimi I pergatitur me lloj-lloj komponentë të dëmshëm etj. Pra nga ndotja e ambientit edhe më tepër shtohet rreziku që të jemi të ekspozuar helmimeve të ndryshme që në fillim as që janë të dukshme. Mirëpo nëse ndalemi dhe mendojmë se sa do të shtohet kjo sasi me kalimin e kohës, atëherë lirisht mund të themi se secili prej nesh është i ndotur nga pasojat e helmit që sot me të madhe gjendet çdokund, por edhe para PC-së tonë.

Librat të ndryshëm përshkruajnë se ka metoda shumë të thjeshta për largimin e helmit nga trupi i njeriut. Njëra metodë shumë efikase është edhe shpëlarja e gojës me Vaj të lulediellit, apo me Vaj ulliri. Edhe nga aspekti fetar kemi porosinë e të Dashurit tonë Pejgamberit salAllahu alejhi we selam i cili ka thënë: “Aq shpesh më ka këshilluar Xhibrili alejhi selam për Misvakun dhe po të mos ishte si mundim për ymetin tim do të bëhej obligim larja e dhëmbëve para çdo Namazi nga dobia e madhe që del nga kjo”. Kurse nga mjekësia dihet se të gjitha gjëndrat gjinden në gojë. Por edhe shumë sëmundje mund të diagnostifikohen vetëm me të çelurit e gojës, pamjes, erës e sidomos me ngjyrën dhe ndryshimin e pamjes së gjuhës etj.*Shpëlarja e gojës me Vaj- shëron shumë sëmundje.Pra kjo metodë ka qenë dhe është InshAll-llah një metodë që përdoret sot edhe kësaj dite në vendet arabe. Por në botë është bërë e njohur nga mjeku rus Dr.F.Karach në një Kongres të Bakteriologëve dhe Onkologëve.Nuk do të ndalemi të numërojmë të gjitha sëmundjet që mund të shërohen në këtë mënyrë pasi se ka shumë sëmundje, por sa për fillim vetëm ato kryesoret: Bronkitet, Sinusitet , Infeksionet gripale, gjithë problemet me shqisat e tjera në kokë,( sy, hundë, shije, aromë, veshë). Ekcemet në lëkurë, sëmundjet e mushkërive, shpretkës, mëlçisë, sëmundjet e përgjithshme te femrat, mundimet e zemrës, kokëdhembja, sëmundjet nervore, të veshkave, Trombozat, problemet në aparatin e tretjes, lodhja – rraskapitja, Reuma, koncetrimi I dobët, depresioni, pagjumësia, dhimbjet e dhëmbëve dhe në përgjithësi për përmirësimin e shëndetit dhe imunitetit ndaj sëmundjeve.Por edhe nëse nuk kemi asnjë sëmundje nga të përmendurat atëherë duhet të themi Elhamdulilah All-llahut xh.xh.por prapë përdoreni sepse dobitë do të jenë: forcimi i trupit, rritet Imuniteti I trupit, dhëmbët forcohen, ndalen gjakderdhjet nga mishi i dhëmbëve dhe vërehet se pas një kohe të shkurt të përdorimit dhëmbët zbardhohen ( edhe vetëm kjo dobi do të mjaftonte).

Mënyra e përdorimit është shumë e thjeshtë:

Merret një lugë gjelle Vaj luledielli ose Vaj ulliri, varet çka preferoni dhe qka mundeni të siguroni. Në fillim është pak i rëndë paramendimi se duhet mbajtur Vaji në gojë por me kohë largohet ai mundim. E nëse keni problem në fillim ju preferojmë marrjen e një luge të kafes me Vaj. Më së miri shpërlarja të praktikohet në mëngjes para se të lani dhëmbët dhe para setë hani diçka (në bark të zbrazët) dhe me këtë Vaj e shpërlani gojën për 10-15 Minuta. Nëse kjo kohë paraqet problem për juve në faljen e Namazit të mëngjesit atëherë mundeni këtë ta veproni edhe më vonë p.sh. para ngrënies së drekës apo para darke. Nëse keni proteza të dhëmbëve ato duhet të hiqen sipas mundësive.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Omega3, mrekullia e një yndyre çudibërëse

Mënyra e praktikimit është sikur garë-gara gjatë Abdesit pra Vaji lëvizet në gojë të mbyllur dhe pastaj pështyhet. Atëherë do të vëreni se Vaji ka marr një ngjyrë të bardhë apo bëhet sikur qumështi. Po të merret kjo nën mikroskop shihen të gjitha bakteret- shkaktarët e sëmundjeve. Për atë shkak edhe kujdes gjatë hedhjes se kësaj pështyme në vende ku nuk duhet, më së miri është të hedhim këtë në vendet e mbeturinave ose në WC. Pastaj lahen dhëmbët mirë me ujë të vakët, brushë dhe pastë të dhëmbëve se aty ka ende bakterie që kanë mbetur.

Nëse keni pak Vaj që nuk mjafton për të bërë shpëlarjen e gojës atëherë lani së paku me ujë të pastër goj ëpara çdo Namazi në kohëzgjatje prej 3 Minutave (5×3=15 Minuta). Siç shihet prapëseprapë vijmë deri te urtësia e urdhrit që All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ne Abdesin, Namazin pra me të vërtetë vetëm për të mirën tonë. “I Lartësuar qoftë All-llahu xh.sh më I Miri Krijues”.

Para se të përfundojmë, themi se edhe koha e përdorimit të kësaj metode duhet të jetë më e gjatë, mvarsisht nga sëmundja që lëngoni. Në libra thuhet se koha e zgjatjes së trajtimit të jetë minimum 2 jave deri në një vit kur kemi sëmundje të rënda. Pastaj në fillim mundë edhe të reagoni me keqësim të gjendjes, nga kjo shihet se metoda e mjekimit ka ndikim. Mirëpo prapëseprapë ju vetë do të vendosni se a dëshironi të vazhdoni apo jo më tutje. Kjo metodë mjekimi nuk është garanci e sigurte por një metodë që është përdorur dhe ende përdoret me shumë efikasitet.

Ju referojmë nëse dëshironi të dini më gjerësisht të lexoni për këtë metodë më tepër pasi ka në gjuhë të ndryshme sqarime nëpër faqet e internetit. Librat që i kemi përdorur janë në gjuhë gjermane:
1. Orët e mirëqenies nga 1001 Natë ( Shëndeti dhe mirëqenia nga Orienti).
2. I shëndetshëm dhe i fortë me përtypjen e Vajit (Rruga efikase për shëndet më të mirë pa kundërefekte).

Në libëra ka shumë të dhëna për Pacientët e shëruar, por ne si mysliman e dimë se çdo e mirë vjen dhe është në Dorë të All-llahut xh.sh. e sikur secilës metode të shërimit t’i vihet edhe Lutja e sinqertë atëherë shërimi është edhe më i shpejtë dhe më efikas. Sepse vetëm All-llahu është Esh Shafi j -Gjithëshëruesi, El Muxhib – Lutjepranuesi.

E lusim All-llahun a.v.xh që të na falë gabimet e tona gjatë shkrimit, nëse e kemi qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Atë e falënderojmë e nëse kemi gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo. Lutja jonë e fundit: Falënderimi I takon All-llahut , Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin salAllahualejhi we selam mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hire të All-llahut xh.sh. duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Suzana Hasani

image_pdf

Categories

Archives