Wednesday, 24/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHOKËT QË NUK TË DUAN PËR INTERES



SHOKËT QË NUK TË DUAN PËR INTERES

SHOKËT QË NUK TË DUAN PËR INTERES

Në të kaluarën ishte një djalë me pasuri të madhe. Prindi tij ishte tregtar i diamanteve dhe perlave, kurse ai në mesin e shokëve të vet kishte respekt të veçantë dhe pozitë që nuk e kishin të tjerët.

Kaluan ditët dhe gjërat u ndryshuan.

Prindi ndërroi jetë dhe familja u varfërua tepër. Djali e humbi biznesin dhe pasurinë që e kishte. Filloi ti kërkojë shokët e vjetër që ti dalin në krah dhe ti ndihmojnë.

E mësoi se një ndër shokët më të mirë që e kishte në të kaluarën, e që e donte dhe që i ndihmonte, ishte bërë pasanik i madh dhe jetonte me një vilë të madhe. U nis drejt tij me shpresë që ta punësojë apo ti ndihmojë dhe kur arriti te dera e vilës, e priti shërbëtori dhe pasi që ia shpjegoi se kush është, shërbëtori menjëherë shkoi dhe e lajmëroi padronin e vet.

Shoku e hapi perden dhe prej lartë e pa se te dera qëndronte një njeri me rroba të vjetra dhe nga pamja dukej se është i mjerë dhe nuk shprehi dëshirë ta takojë.

Kështu i tha shërbëtorit të shkojë dhe ti thotë se nuk ka kohë ta takojë askënd.

Djaloshi u habit tepër se si është e mundur që shoku më i afërt ta refuzojë takimin me të dhe kjo i dha dhembje të madhe në zemër! E pyeste veten se si është e mundur që gjithë ajo shoqëri të vdesë, e ajo dashuri të humbë dhe besnikëria të tradhtohet?

Filloi të largohet nga shtëpia e shokut kokulur dhe rrugës i takoi tre veta që në pamje të parë dukeshin se e kërkonin dikë. I pyeti se çfarë kërkojnë, kurse ata i thanë se e kërkojnë një njeri me këtë emër dhe mbiemër dhe ia përmendën emrin e babait të tij.

U tregoi se ai ishte i biri i tij dhe se babai i vet kishte ndërruar jetë para një kohe. U erdhi keq për lajmin që e morën dhe e cekën për prindin e tij se ishte njeri i mirë. I thanë se prindi i tij ishte tregtar i diamanteve dhe tek ata e kishte lënë një amanet – një qese me diamante! Djali nga habia mbeti i shtangur!

Ia dhanë qesen në dorë dhe u larguan.

Djali ende nuk besonte se në dorë e ka një qese me diamante. Mirëpo, problemi qëndronte se kush do tia blinte ato diamante?! Shitja e tyre ishte e rëndë dhe kërkonte pasanikë, kurse banorët e qytetit të vet nuk kishin mundësi ta paguajnë vetëm se një prej tyre, e mos të flasim që tia blejnë të gjitha.

Rrugës duke ecur e takoi një grua të moshuar në vite dhe nga pamja e saj dukej se është e pasur. I tha:

– Biri im, ku mundem të gjej diamante për të blerë në qytetin tuaj, sado që kushtojnë me vlerë?





Djaloshi u gëzua tepër dhe i tha se i kishte disa me vete dhe nëse i pëlqejnë do tia shesë.

Gruaja kur e pa formën e tyre, ra dakord që ta blejë një nga to dhe i premtoi se do të kthehet prapë e tia blejë edhe të tjerat.

Kështu që filloi ti rikthehet pasuria dhe tregtia ti ecë.

Atëherë e rikujtoi shokun e vet i cili pretendonte se e do, e ia dërgoi një letër, ku i tha:

Kisha pasur shokë që nuk kishin qenë besnikë, më therën pas shpine dhe më xhelozuan dhe më bën kurthe të ndryshme. Shokë që më kishin dashur vetëm për pasuri, e kur më falimentoi pasuria, më konsideronin injorant dhe askush nuk më doli në ndihmë!

Shoku e mori letrën dhe pasi që e lexoi, i shkroi:

Ata tre vetë që i takove rrugës, unë i dërgova dhe asnjëherë kurth nuk të bëra.

Kurse gruaja që ti bleu diamantet, ishte nëna ime. Dije se ti je vëllai im, vëllai im!

Dhe asnjëherë nuk të largova për shkak koprracisë, apo nga frika se do ta humbi pasurinë, apo nga xhelozia ndaj teje, por nuk të takova për shkak se u frikova se kur do të më dalësh përpara me ato rrobe dhe me gjendjen tënde, do të turpërohesh prej meje. Unë këtë për ty nuk e doja!

Kjo është shoqëri e mirëfilltë dhe ky ishte me të vërtetë shoku më i mirë i tij!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU