Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkup, arrestohet grupi “Mafia e Hamburgut”


Shkup, arrestohet grupi “Mafia e Hamburgut”


mafia

Njësitet speciale policore kanë zhvilluar sot një operacion të gjërë të arrestimeve në Shkup, duke përfshirë edhe lokacione publike.

Arrestimet kanë ndodhur edhe në Çarshinë e Vjetër në Shkup, me ç’rast kanë përfunduar në pranga disa persona të shumëkërkuar.

Ky aksion siç bëhet e ditur nga MPB realizohet në bashkëpunim me policinë gjermanë.

Njëkohësisht arrestime janë kryer edhe në Hamburg të Gjermanisë, pasi që bëhet fjalë për grupin e ashtuquajtur kriminal “Mafia e Hamburgut” ku janë të përfshirë shtetas të Maqedonisë dhe të vendeve tjera ballkanike.

Grupi kriminal gjatë kohë ishte në survejim dhe merrej me falsifikim dokumentesh të llojeve të ndryshme dhe të vendeve të ndryshme, si dokumente personale, patenta shoferi, dhe dokumente tjera.

Siç mësohet në këtë aksion është goditur një grup personash të dyshuar nga Haraçina, që njiheshin si organizator të grupit të falsifikimeve.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Alarmante: Shkollat e mesme në gjuhën shqipe janë më të dobëta në Maqedoni

Categories

Archives