Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkuarja tek falltort është shkatërrim i sigurtë i vetvetës tënde


Shkuarja tek falltort është shkatërrim i sigurtë i vetvetës tënde


falltori

Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qofte i kënaqur me të, se ,i dërguari I Allahut ka thënë:
Kush shkon tek falltori dhe i beson ne atë qe e thotë ,apo kush bën mardhënie intime me gruan e tij gjatë menstruacioneve,apo kush bën mardhënie me gruan e tij në anus ,ai është plotësishtë I distancuar dhe larg nga (kur’ani) ajo qe i ka zbritur Muhammedit alejhisselam .Sahihul Xhami-5942.

Transmetohet nga disa nëna të besimtarve se I dërguari i Allahut ka thënë:
‘’Ai i cili shkon tek falltori dhe e pyet atë për diçka (për ndonjë fshehtësi prej fshehtësive të Allahut, (që nuk ka njohuri për të askush përveq Allahut) nuk i pranohet (pyetësit ) namazi dyzet netë të plota’’.
Sahihul Xhami-5940.

Transmetohet nga Mervan bin Elhakemi Allahu qoftë i kënaqur me te se ka thënë i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: ‘’Mos shkoni te falltorte’’. Sahihul Xhamii 7180.

Transmetohet nga Imran iben Husejn r.a.se ka thënë i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: ‘’Nuk është prej nesh(nuk është në rrugën islame)kush beson parashikimin në të fshehtën,ose kërkon nga një tjetër këtë gjë,ai i cili qet fall ,ose ai qe kërkon ti hidhet fall,ose bën magji ,ose shkon te magjistari qe ti bëjë magji dikujt’’. Silsile Sahiha e Shejh Albanit -2195

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cfare qellimi duhet te kemi per agjerim?
Tags:

Categories

Archives