Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkodër, gjendet një kufomë pa kokë


Shkodër, gjendet një kufomë pa kokë


ambulantaGjendet një kufomë pa kokë në afërsi të fshatit Zagorë të Komunës së Shkrelit në rrethin e Malësisë së Madhe.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës pohojnë se trupi i pajetë dhe tejet i dekompozuar u gjet mëngjesin e djeshëm nga Nikollë Vulaj, banor i zonës.

Mësohet se Vulaj e ka pikasur kufomën në një vend të izoluar (mes gurësh) tek shpella e Pojicës, poshtë aksit nacional Koplik-Dedaj. Menjëherë bariu Nikollë Vulaj ka lajmëruar kryeplakun dhe ky i fundit ka njoftuar policinë e komisariatit të Koplikut, transmeton Gazeta Shqiptare.

Pas kryerjes së hetimeve në vendngjarje, blutë deklaruan se kufoma, e cila i përket një personi të seksit mashkull rreth të 50-ve ishte tërësisht e dekompozuar. Vetëm pak metra më tej u gjet dhe kokën e viktimës, edhe kjo e dekompozuar. Sipas policisë, mendohet që kufoma të ketë qenë në këtë vend që prej 3 vitesh.

Sipas ekspertëve, koka mund të jetë dëmtuar nga kafshët grabitqare, çka kanë vështirësuar punën për identifikimin e kufomës. Ndërkaq, banorët e Zagorës pohuan se nuk ka persona të zhdukur nga ky fshat. Gjithashtu, mësohet se personi që u gjet pa kokë e trup të dekompozuar kishte veshur xhinse, xhakovento jeshile dhe atlete firmato.kohaislame

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxha nga Klina që u del në ndihmë të gjithëve, qofshin katolikë apo myslimanë

Categories

Archives