Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHKENCËTARËT HUTOHEN: FOSHNJA ME NGJYRE TË BARDHË DHE FLOKË BIONDE NGA DY PRINDËR ME NGJYRË

SHKENCËTARËT HUTOHEN: FOSHNJA ME NGJYRE TË BARDHË DHE FLOKË BIONDE NGA DY PRINDËR ME NGJYRË

Beautiful babyNjë rast, i cilësuar si paradox, ka hutuar shkencëtarët por jo edhe Profetin Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te…

Para ca ditësh një çifti me ngjyrë iu ka lindur një foshnje bionde me sy të kaltër, rast ky shumë i rrallë, që ka çuditur madje edhe prindërit e saj. “Nuk mund t’ia ndanim sytë”- u shprehën prindërit e saj. Ekspertët e gjenetikës po kështu kanë mbetur të hutuar ngase prindërit nuk rrjedhin nga gjene të përziera kurse Profesori Bryan Sykes, Shef i Gjenetikes pranë Universitetit te Oksfordit, rastin e përshkroi si “të jashtëzakonshëm“
Profesori, duke folur për rastin, ndër tjera shton edhe këtë: “…që fëmija të jetë i bardhë plotësisht, atëherë prindërit patjetër duhet të kenë baza të bardha…Shpjegimi i kësaj qëndron në përzierjen gjenetike ku gruaja bart gjene të ngjyrës së bardhë por edhe tjera të zeza. Gjene të tilla bart edhe mashkulli në spermatozoidet e tij.”
Ekspertet mbetën të shokuar nga rasti dhe thanë se flokët e foshnjës janë shumë të panatyrshëm saqë edhe fëmijët me ngjyrë të bardhë e që janë biond nuk kanë një ngjyrë të tille kaq bionde gjatë lindjes. Kurse teorinë e të qenit të kësaj foshnje “Albino” mjekët e refuzuan kategorikisht duke nënvizuar se përveç shpjegimit të rastit si “Fantazi gjenetike” diç tjetër nuk mund të thonë.
Po Profeti Muhammedi, alejhi’s selam si e trajtoi një rast të ngjashëm?!
Në periudhën e injorancës (koha paraislamike) mbretëronte bindja se gruaja që lind fëmijën me ngjyrë të ndryshme nga i ati është lavire. Ibni Omeri rrëfen rastin e beduinit, i cili i erdhi Profetit Muhammed, alejhi’s selam për ta konsultuar rreth rastit të gruas së tij, e cila kishte lindur fëmijë me ngjyrë kurse në familjen e tyre nuk mbahej mend të kishte ndonjë me ngjyrë. Rast i çuditshëm. Në familje të bardhë lind një fëmijë me ngjyrë. Beduini dyshonte në gruan e tij…Por, siç është edhe etike islame që ngutia të mos zë vend tek ne, ai konsultoi mësuesin e njerëzimit, Muhammed Mustafane, alejhi’s selam për këtë çështje, të cilën ne këtu, si pikë të temës, e shtrojmë për diskutim e sqarim:
Si e zgjodhi këtë problematike Profeti Muhammed, alejhi’s selam?
A janë të sakta pohimet e sekularistëve se Profeti Muhammed u fliste njerëzve me botëkuptime të kohës pa marrë parasysh se qenë apo jo të sakta?
Natyrisht në atë kohë askush nuk dinte asgjë për teoritë e gjeneve, klonimit, inxhinierisë gjenetike njerëzore, por Profeti Muhammed, alejhi’s selam me gjuhën të cilën e kuptonte ai beduin dhe e cila shkencës moderne i përshtatet 100%.
Profeti Muhammed, alejhi’s selam e pyeti:
Po ti, a mban deve?
Po- iu përgjigj ai.
Më thua, ç’ngjyrë kanë ato?
Të kuqe, që të gjitha – tha beduini.
Në mesin e tyre a ka të zeza?- e pyeti prapë.
Jo- tha beduini.
Po të bardha në të zi a ka?
Po- u përgjigj beduini.
E prej nga erdhën ato?- e pyeti.
Ndoshta mund të jetë nga trashëgimia (mund të kenë ngjyrë të ndonjë paraardhëseje të largët)!
Ndoshta edhe ky biri yt mund ta ketë ngjyrën nga trashëgimia (mund t’i ketë ngjarë ndonjë paraardhësi të largët.)” Buhariu dhe Muslimi.
A nuk shihni sa shkencë e mrekullueshme profetike që është?!
Sikur Profeti Muhammed, alejhi’s selam të ndikohej nga mentaliteti i kohës -siç thonë këta ateistët e mjerë-, atëherë atë grua do e kishte akuzuar me prostitucion, por jo, ai nuk flet nga hamendja; është Allahu Ai që ia ka mësuar gjërat!
Dhe ja, praktikisht, pas më shumë se 1400 vitesh, rasti përsëritet prapë duke mahnitur mjekët. Studimet e tyre të detajuara vërtetojnë se gjenet mund të trashëgohen, ose siç e quajnë “fantazia gjenetike” mund të ndodhë, gjë këtë që shumë qartë e tha Muhammedi, alejhi’s selam në hadithin – thënien e tij të cituar sipër.
Kjo po kështu përputhet plotësisht me mendimet e shkencëtarëve modern.
A nuk dëshmon ky hadith sinqeritetin në thënie dhe mision të Muhammedit, alejhi’s selam?!
Inxh. Abdu’d Daim el-Kehil
http://www.kaheel7.com/ar
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI.
Një shkrim tjetër i dobishëm  7 fakte që nuk i keni ditur për dhëmbët (video)

Categories

Archives