Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shkencëtarët danez afër gjetjes së ilaçit kundër virusit HIV


Shkencëtarët danez afër gjetjes së ilaçit kundër virusit HIV


hivShkencëtarët danezë besojnë se brenda disa muajsh ata do të prezantojnë një hap revolucionar drejt gjetjes së një kure kundër virusit HIV, i cili e shkakton AIDS-in.

Ata aktualisht po kryejnë teste klinike për të shqyrtuar një “strategji” të re rreth një aktiviteti i cili do ta shkëpuste virusin HIV nga ADN-ja e njeriut.

Gjithashtu, shkencëtarët danez presin që rezultatet do të tregojnë se ilaçi i ri është i mirë edhe për shpërndarje masive tek njerëzit e prekur nga virusi, dhe çmimi i saj të jetë i përballueshëm për çdo xhep, nëse një gjë e tillë është e mundur.
Shkencëtarët danezë janë duke kryer teste të shumta me pacientët, ndërsa me zbulimin e ri ata kanë arsye të shpresojnë se se metoda e re e shërbimit do të dëshmohet si e efektshme.

Sipas mjekut Ole Sogard, i cili është udhëheqës i ekipit hulumtues, rezultatet e para janë premtuese. “Unë jam pothuajse plotësisht i sigurt se ne do të jemi të suksesshëm në shkarkimin e HIV-it. Sfida është që të përcaktojmë sistemin imunitar të pacientit, për ta njohur dhe shkatërruar virusin. Kjo do të varet nga forca dhe ndjeshmëria e sistemit imunitar, të secilit person” tha ai. / Telegrafi /

Një shkrim tjetër i dobishëm  Londër, mish derri në produktet Hallall

Categories

Archives