Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkencat shoqërore



Shkencat shoqërore

Shkencat shoqërore

Gjatë civilizimit Islam u bënë kontribute të dukshme në shkencat shoqërore.
Abū al-Rayhān al-Bīrūnī (973-1048) u përshkrua si “antropologu i parë”.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Ai shkroi studime të detajuara krahasuese në antropologjinë e njerëzve, religjioneve dhe kulturave të Lindjes së Mesme, Mesdheut dhe Azisë Jugore. Antropologjia e religjionit e Birunit ishte e mundëshme vetëm për skolastikët e zhytur thellë në traditën e kombeve.
Biruni u vlerësua nga shumë skolastikë myslimanë për antropologjinë e tijë islame.[167] Biruni gjithashtu shihet edhe si babai i indologjisë.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Al-Saghani (d. 990) shkroi disa nga komentet e hershme në historinë e shkencës të cilat përfshinë një krahasim mes skolastikëve “antikë” (duke përfshirë babilonët, egjiptasit, grekët dhe indianët antikë) dhe “modernë” (shkencëtarët myslimanë të kohës së tijë). Al-Muqaddasi gjithashtu dha kontribut të madhë në shkencat shoqërore.





Ibn Khaldun (1332-1406), konsiderohet paraardhës i disa shkencave shoqërore si demografisë, historisë kulturore, historiografisë, filozofisë së historisë, sociologjisë, dhe shkencave shoqërore, dhe shihet si një nga paraardhësit e ekonomisë moderne. Ai më së miri njihet për librin e tij Muqaddimah (latinizuar si Prolegomenon). Disa nga idetë e tija të paraqitura në librin Muqaddimah ishin mbi fushat si filozofia sociale, teoritë mbi konfliktet shoqërore, kohezioni strukturorë, kapitali shoqërorë, rrjeti shqërorë, dialektika, lakorja e Lafferit, metoda historike, animi sistemik, rënia dhe ngritja e civilizimeve, unazat kundërvepruese, teoria e sistemeve dhe përgjegjësia korporale dhe shoqërore.