Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkencat neurologjike

Shkencat neurologjike

Shkencat neurologjike

Në shkencat neurologjike dhe psikologji, al-Kindi (Alkindi) ishte i pari i cili eksperimentoi me terapinë me muzikë, dhe Ali ibn Sahl Rabban al-Tabari ishte i pari i cili studioi psikoterapinë. Koncepti i shëndetit mendorë u paraqit nga Ahmed ibn Sahl al-Balkhi, i cili ishte pionier i terapisë njohëse, psikofiziologjisë, mjekësisë psikomatike dhe ishte i pari i cili studioi psikologjinë njohëse dhe psikologjinë mjekësore, dallimin mes neurozës dhe psikozës dhe i klasifikoi çrregullimet nevrotike.

Al-Razi (Razes) bëri përparime të dukshme në psikiatri në tekstet e tija referuese El-Mansuri dhe Al-Hawi, të cilat prezentonin definicione, simptome dhe trajtime për çrregullime mendore dhe për probleme lidhur me shëndetin mendorë. Ai gjithashtu udhëhoqi sallën psikiatrike në spitalin e Bagdadit. Institute të tilla nuk ekzistonin në Evropë në atë kohë për shkakë të frikës së posedimit nga djalli.

Al-Farabi shkroi traktatet e para të psikologjisë sociale dhe u morr me studim të ndjenjave. Në Andaluzi, Abulcasis ishte pionier i operimit neurologjik, kurse Ibn Zuhr bëri përshrimin e parë të saktë të çrregullimeve neurologjike dhe kontribuoi në neurofarmacologjinë moderne dhe Averroes këshilloi për sëmundje pankreatike. Pionierë tjerë të psikofiziologjisë dhe mjekësisë psikomatike ishin: Ali ibn Abbas al-Majusi dhe Ibn Sina i cili gjithashtu parashikoi testin e asociacioneve të fjalëve, ishte pionier i neuropsikiatrisë në Kanuni i Mjekësisë, dhe përshkroi eksperimentin e parë të të menduarit në vetë njohje dhe vetëdije.

Ibn al-Haytham, për punën e tijë në psikologjinë e perceptimit vizual kon në librin e tijë “Libri i Optikës” ku ishte shkencëtari i parë i cili argumentoi se të pamurit gjendet në tru e jo në sy, konsiderohet themelues i psikofizikës dhe psikologjisë eksperimentale, Ai theksoi se përvoja personale ka ndikim në atë se çka shohin njerëzit dhe si e shohin atë njerëzit dhe se të pamurit dhe perceptimi janë subjektive. Ai ishte gjithashtu i pari i cili kombinoi fizikën dhe psikologjinë për të formuar psikofizikën dhe hetimet dhe eksperimentet e tija në psikologji dhe të pamurit vizual përfshinë ndjesi, ndryshime në ndjeshmëri, ndjenjën e të prekurit, perceptimin e ngjyrave, perceptimin e errësirës, sqarimin psikologjik të iluzionit të Hënës dhe të pamurit me dylbi.[156] Biruni gjithashtu ishte pionier i psikologjisë eksperimentale sikur që ishte i pari i cili përshkroi eksperimentalisht konceptin e kohës së reagimit.

Categories

Archives