Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkenca tregon për pozicionet e duhura të gjumit që zgjidhin këto probleme shëndetësore

Shkenca tregon për pozicionet e duhura të gjumit që zgjidhin këto probleme shëndetësore

Fiksoni secilën prej këtyre problemeve të gjumit dhe menyrat si ti evitoni ato:

Gjumi është një pjesë e pashmangshme e jetës sonë, e cila e mundëson trupit tonë që të ringjallë dhe ripërtërijë energjinë e humbur gjatë ditës. Mesatarisht, një person fle 7-9 orë në natë, që do të thotë se kalojmë rreth 25 vjet në jetë duke fjetur.

Sot, ne do t’ju tregojmë se si t’i trajtoni problemet tuaja shëndetësore duke fjetur!

Meqenëse pozicioni i gjumit ndikon në aspekte të shumta të trupit, si sinuset, presionin e gjakut dhe shumë më tepër, këtu është se si të flemë për të zgjidhur problemet tuaja shëndetësore:

Problemet e tretjes
Për të ndihmuar tretjen, fle në anën e djathte, për të lejuar gravitetin për të vepruar dhe për të përmirësuar procesin.

Dhimbjet e shpines
Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, duhet të fleni në shpinë, me një peshqir të mbështjellë nën kurbën e shpinës dhe një jastëk nën gjunjë.

Dhimbje qafe
Për të trajtuar dhimbjen në qafë, vendosni një peshqir të vogël të mbështjellë poshtë saj.

Presioni i lartë i gjakut
Pozicionet e gjumit mund të ndikojnë në presionin e gjakut. Per të ulur presionin e gjakut duhet të flemë me fytyre.

Urthi

Për të trajtuar urthin, duhet të fle në anën e majtë.

Dhimbje shpatullash

Flini në anën pa dhimbje, me këmbët të përkulura pak, ose me një jastëk në mes gjunjëve dhe një tjetër në gjoks.

Dhimbje koke

Shpesh, dhimbjet e kokes janë rezultat i një qafe të shtrembëruar gjatë gjumit. Për ta parandaluar këtë, rrethoni kokën me jastëkë.

Zgjedhja e pozicionit tuaj të fjetjes mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mund të jetë aleati juaj në trajtimin e çështjeve tuaja shëndetësore. Prandaj, flini në pozicionin që do të sigurojë lehtësim dhe te zgjoheni të freskët e të shëndetshëm në mëngjes!

Burimi: /http://educationofsoul.com/

©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Categories

Archives