Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkëmbi i jetës



Shkëmbi i jetës

Shkëmbi i jetës

Tre personat e Rekimit u strehuan në një shpellë gjersa pritnin të ndalej shiu e stuhia, u rrokullis një shkëmb i madh e ra mu në hyrje të shpellës, nuk kishte kush e leviz atë shkëmb, e as të dëgjojë thirrjet e tyre. Ky shkëmb i privoi nga jeta, puna e familja. I humbën shpresat përvec shpresës tek Ai që nuk vdes asnjë shpresë, Ai që dëgjon heshtjen, Ai që kupton gjuhën e zemrës, Ai që lexon shkrimin e mendjes, Allahu Krijuesi i gjithësisë. U privuan nga komunikimi dhe lidhja me botën por jo edhe nga lidhja me Zotin e botës.
Atij iu drejtuan me lutje o Allah një vepër që e kam bërë nëse e ke pranuar të sinqertë na hap rrugë, deri sa i treti pa e mabruar lutjen mirë u hap rruga dhe dolën secili në drejtimin e vet. (ngjarja e njohur)

Edhe dikujt nga ne i ka ra ndonjë shkëmb që na e ka ndal suksesin, na ka bllokuar, nuk ec puna, janë ngatërruar gjërat, nuk del kysmeti … a thua me cfare vepre mund ta largojmë këtë shkëmb.!?

Zoti ynë dëshiron ta dëgjojë klithmën e shpirtit tonë, gjëmimin e zemrës tonë, shushurimën e gjuhës tonë duke iu drejtuar dhe përgjëruar vetëm Atij me ndonjë vepër që (as)pak njerëz mund ta dijnë.





Bëje këtë Ramazan të vecantë!

Një vepër të sinqertë që të gjindet në këtë botë e të shpëton në botën tjetër!

Hoxhë Llokman Hoxha





Categories

Archives