Friday, 21/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Shkaqet e perhapjes së krishterimit



Shkaqet e perhapjes së krishterimit

Shkaqet e perhapjes së krishterimit

Besimet e ndryshme dhe drejtimet e ndryshme fetare në botë (opfshin qjellore apo jo) sot nuk mund të shënojnë kurrfarë përparimi për shkak të dobësive dhe shtrembërimeve të mëdha. Madje çdo ditë thellohet rënia e tyre.
Pos islamit, ende vetëm krishterimi në botë bën mund në planin e progresit, kështu që sot në të gjitha anët e bolës hasim njërin përkundër tjetrit.
Është një vistër rrethanash që ndihmon përhapjen dhe zgjërimin e krishterimit. Klima botërore për këtë është tejet e përshtatshme. Fuoja dhe gjerësia e aktivitetit propagandues është faktor shumë i rëndësishëm në çdo fë, ngase kjo propaganda ndikon në opinionin publik dhe e orienton atë në drejtim të dëshiruar. Ndërsa njeriu, natyrisht, lehtë bie nën ndikimin e propagandës së tillë, e që lë gjurmë të thellë në jetën e tij shpirtërore dhe materiale.
Pas rilindjes shkencore dhe shoqërore, njerëzit kishtarë këtë e kanë pranuar si interes të tyre strategjik. Prandaj ndërmarrin fushatë gjithpërfshirëse me përmasa të gjëra, duke bërë përpjekje maksimale që krishterimin t’ia bëjnë të afërt për çdonjërin dhe në çdo vend. Gjersa valët e propagandës fetare përfshijnë të gjithë popujt modernë dhe përparimtarë, makutëria ndaj shkëloimit të materializmit kufizon mendjen e njeriut dhe ia merr aftësinë që në mënyrë serioze të merret me çështjet morale dhe intelektuale. Njerëzit janë aqtë kënaour me manifestimet e jashtme të zhvillimit materialist dhe përparimit sa e kthejnë kokën nga kërkimi i së vërtetës dhe vlerave shpirtërore. Në anën tjetër, aktiviteti _ynë në planin e prezentimit të islamit është shumë i kuflzuar. Pos kësaj nuk posedojmë instrumentet kryesorë dhe të domosdoshëm për promovimin e islamit. Në çdo situatë ne sot nuk jemi në gjendje që botës t’ia prezentojmë në mënyrë të drejtë islamin dhe doktrinën e tij, as mund t’ia shpjegojmë të gjitha përparësitë dhe veçoritë. Me shekuj muslimanët nuk kanë bërë asnjë hap serioz në fushën e prezentimit të islamit. Pas një përparimi shumë të madh i realizuar në shekujt e parë të islamit, fillon stagnimi i tij, si rezultat i paaftësisë së prijësve dhe dinjitarëve muslimanë. Në ndërkohë ndodhë edhe konflikti në mesin e komunitetit musliman. Si pasojë e kësaj, vendet muslimane humbin vendin prijës politik në rrjedhat botërore, ndërsa pjestë e saja të ndara, një nga një, bëhen viktima të imperializmit perëndimor.