Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkaqet e infarktit dhe këshilla se si t’i shmangni ato

Shkaqet e infarktit dhe këshilla se si t’i shmangni ato

zemra infarkt

Shkaqet e infarktit dhe këshilla se si t’i shmangni ato

Infarkti nuk shkaktohet vetëm nga kolesteroli i lartë në arterie ose thjesht nga kequshqyerja apo mosha e madhe e një personi. Ndonjëherë kjo gjë ndodh edhe si pasojë e rrethanave të jashtme. Ja disa këshilla se si mund të shmangni faktorët që mund të shkaktojnë infarktin.

Temperaturat e larta

Sipas statistikave ndërkombëtare, i nxehti shkakton infarkt. Bëhet fjalë për një reagim të organizmit jo vetëm nga temperaturat e larta, por edhe nga dehidratimi, faktorë që e bëjnë gjakun më të trashë. Përveçse nuk duhet të dilni në orët më të nxehta dhe aq më pak të bëni ushtrime fizike, një zgjidhje e mirë për të luftuar të nxehtin është që të pini sa më shumë ujë gjatë gjithë ditës për të hidratuar organizmin.

Bëni kujdes me dushin e nxehtë

Çuditërisht, banjat me ujë shumë të ngrohtë kanë të njëjtin efekt si edhe dielli i nxehtë. Nëse ndryshimi mes temperaturave të jashtme (jashtë dushit) me ato të ujit është shumë i ndjeshëm, presioni i gjakut mund të bjerë papritmas për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Ekspertët këshillojnë që uji i banjës ose i dushit të jetë i vakët, pak a shumë sa temperatura e trupit, ose rreth 36 gradë Celsius.

I ftohti i madh

Ashtu siç duhet të bëni kujdes me të nxehtin e madh, është e nevojshme që të tregoni kujdes edhe në rastin e kundërt, kur temperaturat janë shumë të ulëta, pasi këto të fundit nuk ndikojnë mirë për zemrën. Kjo konfirmohet nga fakti se rastet e infarktit janë më të shumta në mes të dimrit. Por cila është arsyeja? I ftohti i ngushton enët e gjakut, duke zvogëluar diametrin e tyre dhe gjaku në këtë mënyrë qarkullon me më shumë vështirësi dhe për rrjedhojë sasia e gjakut që shkon në zemër është më e paktë. Te personat në gjendje jo të mirë shëndetësore, rreziku rritet në mënyrë të konsiderueshme.Gjatë periudhës së dimrit, kur dilni, ju këshillojmë të visheni sa më trashë. Pra mbrohuni sa më shumë ndaj të ftohtit.

Categories

Archives