Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkaktari i migrenes


Shkaktari i migrenes


migrena

Migrena ose hemikrania shkaktohet edhe nga mbyllja e eneve te gjakut (embolia) ne tru, e cila vazhdon te zhvillohet me tej apo anon andej. Nje mbyllje e ketille eshte pasoje e dromcave te gjakut qe perhapen me ane te gjakut (qarkullimit te gjakut). Ajo mund te shkaktohet edhe nga dominimi i sekrecioneve te trupit ose nga depertimi i te ftohtit ose i nxehtesise ne sekrecionet e trupit (ahlat). Simptomat specifike te migrenes jane pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokes, dhembja e kokes me intensitet te larte, shtypja e larte e gjakut.
*Migrena eshte nje nder format me te perhapura te dhembjes se kokes, dhe ne 50% te rasteve keta persona jane femrat. Migrena perben 16% te dhembjeve paresore te kokes, d.m.th. te atyre qe nuk jane shkaktuar ne prezence edhe te semundjeve te tjera. Manifestohet me nje dhembje te forte e pulsuese, qe pergjithesisht godet vetem gjysmen e kokes. Ka gjithashtu edhe simptoma te tjera, si: shqetesim nga drita dhe zhurmat, te perziera e te vjella, irritueshmeri, nervozizem dhe shok emotiv.
Shumica e te semureve i takojne familjeve te te cilat shume pjesetare te saj kane dhembje koke te njejta (herediteti). Nje hipoteze, ne baze te pervojave te deritashme te studimeve biokimike dhe farmakologjike, migrenen e shpjegon si vijon: fillimisht, gjate vasokonstriksionit kryhet lirimi lokal i kateholamineve, gjate hiperemise reaktive serotonina lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptoret kranial, sistemin kininogjen (kinina luan gjithashtu rol gjate vazodilatimit, paraqitet neurokinina dhe zvogelohet kininogjeni; kinina vepron fuqishem ne receptoret e dhembjeve, te cilet me pare i ka sensibilizuar serotonina.
Sot, pervec ilaceve antimigrene (Sandomigran, Avamigran, Migristen, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivet, magneziumi etj.) pacientit duhet shpjeguar rolin e tendosjeve fizike e psikike dhe emocionale gjate sulmit migrenoz.*
Lidhja e kokes me dicka do ta ndale dhembjen. Ne librin e tij Mjekesia e te Derguarit, Ebu Na’im ka thene se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ndonjehere vuante nga migrena dhe kjo semundje e mbyllte nje apo dy dite ne shtepi. Ibn Abasi ka thene se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, njehere kishte mbajtur fjalim ne hutbe me koken e lidhur me nje shirit. Ne pergjithesi lidhja e shiritit rreth kokes e zvogelon intensitetin e migrenes (shakika) njesoj mire si edhe ne llojet e tjera te dhembjes se kokes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sëmundja e xhelozisë

 

Tags:

Categories

Archives