Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shikoji të tjerët që janë më keq se ti

Shikoji të tjerët që janë më keq se ti

Shikoji të tjerët që janë më keq se ti

Ktheje shikimin djathtas e majtas,vallë a sheh tjetërgjë pos njerëz që bartin fatkeqësi? A të bie shikimi në diçka tjetër pos në njerëz të lodhur që harruan se ç’është qeshja? Në çdo kulm çastie ka vaj,mbi çdo mollzë të fytyrës lot,e në çdo luginë s’sheh dot gjelbërim. Ah,sa e sa njerëzjetuan ditë të zeza,por s’i shohim ndryshe pos durimtarë që balli i tyre çan çdo të keqe.E ti mos rri me duar në faqe se s’je i vetmi që pin këtë lëng të hidhur, mandje kjo që të ndodhi është shumë e lehtë dhe e vogël,në krahasim me të tjerët.Shih sa të sëmurë kemi që mbi shtratet e tyre rrotullohen në të majtë e në të djathtë,trupi u çel plagë dhe nga dhimbja e madhe bërtasin me zë trishtues,por përsëri mbeten aty ku janë,në po atë gjendje.

Po sa të burgosur me vite të tëra s’e panë diellin dhe as s’i ngrohën sytë me rrezet e tij? Ata s’shohin gjë përveç dhomës së errët të burgut,në ato dyer të hekurta hyjnë kur qenë fëmijë e prrej saj dolën pleq me mjekra të zbardhura e me trup të rrënuar! Po sa prindër humbën copën e mushkërisë së vet,e mbetën pa fëmijë,pa djem e pa vajza,por prapë jetojnë dhe megjithë këtë dhimbje të madhe shpirtërore qëndrojnë të fortë.

Tani erdhi koha për ty që të krenohesh me qëndrimin e durimit të këtyre burrave të Islamit,këtyre dashamirëve të Allahut xh.sh. Mësohu vëlla dhe bindu fort,se kjo jetë për besimtarin e vërtetë është burgë,e asgjë tjetër që mund ta lakmosh.

Kjo jetë është shtëpi vajtimesh e vuajtjesh,që pallatin ta shndërron në kasolle me mure të shkatërruara dhe ta quan kulm i rrënuar.Një kohë shumë të shkurtër të shfaqen në këtë teatër gjithësie,vasha me trupa të bukur,shëndet të plotë,pasuri, fëmijë! Dhe pas një kohe të shpejtë,s’i sheh ndryshe,pos plaka me trup të rraskapitur,të pafuqishme,të varfra, sheh vdekje,ndarje, skamje, sëmundje….
“……., dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.“( Ibrahim,45)

Ty tani të mbetet t‘i peshosh dhe të bësh krahasimin e goditjve të tua me të tjerët,me ata që qenë para teje në rrugën e kohës së jetës,që ta dish se ende s’të kanë prekur të vështirat dhe ende lundron në begatitë e Allahut.Falëndero Allahun që s’të lëshoi të ligat e pakapërcyeshme.Nëse dëshiron të dish edhe pak më tepër se kaq,atëherë merr mësim nga njeriu i pashembullt në këtë rruzull tokësor.Muhammedi s.a.v.s – më i dashuri i Allahut xh.sh. Kur mushrikët e Mekkes s’donin të dëgjonin prej tij Islam,e dëbuan nga Meka, këmbët e tij të ndershme u përgjakën nga gurët që i gjuanin jobesimtarët.

Pastaj,në vitin e pikëllimit kur i vdiq xhaxhai i tij dh Hatixhja,që ishte e para besimtare,ushqim pati lëvozhgat e drunjve.Pastaj hodhën fjalë ndyrëse dhe fyen Aishen r.a. e ndershme.Ia vranë 70 shokë,i vdiq i biri,i vdiqën bijat,e lidhi gurin për barku nga uria,e akuzuan si poet,sihirbaz,falltor,të çmendur,gënjeshtar,e Allahu e ruajti dhe e kurseu nga e tërë kjo.E gjithë kjo ishte bela që patjetër u desh të ndodhte dhe pastrimi e forcim që nuk ka më të madhe se ajo.Para tij u vra Zekerijai a.s,u masakrua Jahjai a.s,u internua Musai a.s,i dashuri i Zotit – Ibrahimi a.s u vu mbi zjarr:….edhe Imamët pësuan një gjë të tillë;Umeri iu mbulua në gjakun e tij,bënë atentat mbi osmanin,e therën me thikë Aliun, rrahën shpinat e Imamëve dhe u burgosën e u dënuan të mirët.Kjo praështë jeta dhe kështu e ka shijen.

” Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte,e me te edhe ata që kishin besuar:“Kur do të jetë ndihma e All-llahut ” ?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”!(el – Bakare,214)

“Thuaj:Ecni nepër tokë…“

Në bazë të përshkrimeve kura’nore,ajo që i zgjeron zemrat dhe i mënjanon mjegullat e shqetësimit është shëtitja dhe pamja e natyrës,bukuritë e përsosura të gjithësisë së mrekullueshme.Udhëto në këtë gjithësi, shih dhe vështro me vëmendje precize që të bindesh se atë e krijoi Allahu i Madhëruar për ty dhe se pa ekzistencën tënde s’do të kishte patur hijeshi!

Mos rri i mbyllur, i izoluar,por shiko në këtë hapësirë që luan rolin e një libri dhe të qëndron i hapur para teje.Hidhua shikimin shkrimit të të Fuqishmit që në të janë të shënuara edhe hapat e vogla të thneglës.Hyr brenda në kopshte dhe ec nepër to,kënaqu me gjelbërimin e tyre,dil nga shtëpia njëherë dhe shiko ç’ka rreth e qark teje,ngjitu në majat e kodrave,zbrit edhe në luginat e ndrequra për mrekulli,pusho nën hijen e drunjve të dendur që mbajnë hije e ftohtë,pi ujë prej kroit të pastër,që gurgullon bukur,hiq erën e këndshme të jasminëve dhe merrjua erën trëndafilave të shumëllojshëm që të tregojnë se ndonëse ushqehen prej një dheu,pijnë ujë nga i njëjti burim,e ngrohen nga i njejti diell, secili mban aromën e vet të ndryshme nga tjetri.

Ec pra,në tokën e gjërë të Krijuesit tënd duke përkujtuar dhe lëvduar Allahun xh.sh.,i Cili çdokujt ia dha të përshtashmen.Do ta shohish veten të lumtur dhe do marrësh frymë më thellë,e do t’i ngjash një zogu cicërues e zëbukur kur fluturon krahëhapur nëpër qiell.Me të vërtetë vetmia jote në dhomën e ngushtë dhe heshtja vrasëse që të mbizotëron është mënyra më e mirë për vetmbytje. A e di përse e gjithë kjo?! S’është dhoma bota jote,e as ti nuk i përfshin të gjithë njerëzit,përse pra ky dorëzim i verbër përpara pikëllimve,a s’është koha të qëndrosh i pregatitur me sytë,veshët dhe zemrën tënde,para fjalës wsë Allahut,e të veprosh kur të dëgjosh këtë urdhër:

“ Dilni , le t’ju vijë (e lehtë ose e rendë,..“(Et – Tevbe.41)

Durimi është më i nevojshëm

Të zbukurosh veten me durim është virtyt moral.E ç’rrugëdalje tjetër ka nëse unë dhe ti nuk bëjm durim?! A ke ndonjë zgjedhje tjetër përveç durimit?! A di pajisje tjetër përveç tij?! Njëri nga njerëzit e mëdhenj,u bë si teatër në të cilin vraponi fatkeqësitë dhe sheh në të cilin bënin gara telashet.Saherë dilte nga një telash,vizitonte tjetrin,por ai ishte i mbrojtur me durim dhe besim në Allahun. Këtë e bëjnë dinjitozët;ballafaqofen me fatkeqësitë dhe i hedhin përtokë.Aid el Karni

Categories

Archives