Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHFRYTËZOJI SHANSET PARA SE TË VJEN VDEKJA!!



SHFRYTËZOJI SHANSET PARA SE TË VJEN VDEKJA!!

vdekja
Një njeri ra në shtratin e vdekjes dhe në ato momente filloi vazhdimisht t’i përsërit disa fjalë:

Po të ishin edhe më tepër?!

Po të ishin ato të reja?!

Po të ishte ajo e plotë?!

Fëmijët e vet u habitën se çka flet dhe e pyetën! Prindi i tyre iu përgjigj:

Për sa i përket fjalës së parë, po të ishte ajo shumë, ceket se e kishte një komshi të verbër. Për çdo ditë kur nisej për në xhami e merrte me vete dhe kur i erdhi exheli dhe e pa shpërblimin e veprës tha: Po të ishin edhe më tepër!!





Do të thotë, po të ishin ato hapa, që i bëri duke e shoqëruar të verbrin për në xhami më tepër dhe më të shpeshta, do të shtoheshin edhe sevapet!

Për sa i përket fjalës së dytë, po të ishin ato të reja, ceket se ai i kishte dy palë këpucë. Njëra palë ishte e re, e tjetra e vjetër. Këpucët e vjetra i dha si lëmoshë dhe të rejat i ndali për veten. Kur ju afrua vdekja dhe e pa shpërblimin e veprës atëherë tha: Po të ishin të rejat, po të ishin të rejat, shpërblimi do ishte edhe më i madh!

Kurse për sa i përket fjalës së tretë, po të ishte e plotë, ceket se ai për çdo ditë jepte si lëmoshë gjysmë kulaçi. Kur ia afrua vdekja dhe e pa shpërblimin e veprës, tha: Po të ishin ato kulaçe të plota!!

Exheli nuk dihet se kur vjen, kurse mejdani i veprave dhe i mundësive për të fituar shpërblime është i gjerë! Prandaj ta shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet para se të bëhet vonë, që pastaj të mos pendohemi për atë që na iki dhe nuk ditëm se si ta shfrytëzojmë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU