Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shfrytëzo rastin e parë, ngase tjetri ndoshta nuk të vjen!



Shfrytëzo rastin e parë, ngase tjetri ndoshta nuk të vjen!

Një djalë dëshiroi të martohet me një vajzë të bukur të një fermeri, dhe shkoi tek ai të kërkojë dorën e saj.

Fermeri e shikoi dhe i tha: Djalosh, shko në skajin e asaj are. Unë do t’i lëshoj tre mëzatët, njërin pas tjetrit, dhe nëse ke sukses të kapësh bishtin e njërit prej tyre, do të martohesh me vajzën time.
Djaloshi qëndroi në skaj të arës duke e pritur mëzatin e parë. U hap dera e stallës dhe doli mëzati më i madh dhe më i tmerrshëm që kishte parë në jetë. Vendosi ta pret mëzatin tjetër, duke shpresuar se tjetri ndoshta do të jetë zgjidhja më e mirë se sa mëzati i mëparshëm i tmerrshëm. Për këtë, iku anash dhe e lëshoi mëzatin të kalojë pranë tij.
Fermeri përsëri hapi derën e stallës. Djaloshi pa para vetit një mëzat edhe më të tmerrshëm dhe të tërbuar. Djaloshit nuk i mbeti gjë dhe vendosi ta lëshojë edhe këtë mëzat. U fsheh dhe e lëshoi mëzatin të kalojë.
Pastaj, për herë të tretë, u hap dera e stallës. Djaloshi qeshi kur pa një mëzat të vogël të dobët. Ky i përgjigjej plotësisht djaloshit. Iu afrua mëzatit për ta kapur për bishti, por u habit kur pa se nuk kishte bisht.

Mesazhi i tregimit: Jeta është përplot me raste. Disa janë më lehtë e disa më vështirë t’i shfrytëzosh. Por, mos lejo që rastet të shkojnë duke pritur ndoshta një më të mirë, sepse rasti që kalon nuk kthehet. Përpiqu gjithmonë të shfrytëzosh rastin e parë që të afrohet.